Ambasadori David Cohen viziton Gjirokastrën: Vend i sigurt për investime
Ambasadori izraelit në Shqipëri, David Cohen ka vizituar sot qytetin e Gjirokostrës ku është takuar me krybashkiakun, Flamur Bime dhe autoritete të tjera vendore.
Bime dhe Cohen diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Gjirokastrës në fushën e turizmit, agrokulturës dhe industrisë së teknologjisë së lartë.
Kryebashkiaku Bime ka treguar për praninë dhe bashkëjetesën e hershme të faktorit izrealit në Gjirokastër, duke shprehur idenë për binjakëzim mes Gjirokastrës dhe qyteteve të Izraelit e madje edhe midis shkollave të tyre.
Ndërkohë, ambasadori izraelit e ka çmuar Shqipërinë një vend të sigurtë për investitorët izraelitë dhe një destinacion të lakmueshëm për turistët e vendit të tij.
Ambasadori tha se agjencite turistike izraelite e kanë përfshirë Shqipërinë për herë të parë këtë vit në listën e guidave të tyre, duke theksuar edhe thirrjen që Izraeli i ka bërë qeverisë shqiptare, për të dërguar në Izrael njerëz për të promovuar turizmin.
Lidhur me situatën politike që po kalon vendi ynë gjatë kësaj kohe, ambasadori Cohen tha se, “ne e dimë se Shqipëria është një vend demokratik dhe situata politike nuk po reflektohet në turizëm. Ne izraelitet, u shpreh ai, e njohim Shqipërinë si vend demokratik prej më shumë se 20 vitesh. Ne e kronsiderojmë atë një vend në NATO dhe shumë pranë BE.”
PIRO NASE