Në Gjilan hapet ekspozita “Trashëgimia e miqësisë Kosovë – Izrael”


Në Gjilan është hapur ekspozita me fotografi të shpëtimtarëve të hebrenjve në Kosovë, gjatë Holokaustit, me titull “Trashëgimia e miqësisë Kosovë – Izrael”, e cila është organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport si dhe “Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael doktor Haim Abramanel”, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, përfaqësues të qeverisjes nga niveli lokal dhe ai qendror, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, artistë dhe qytetarë gjilanas. Kjo ekspozitë hapet në nderim të familjeve shqiptare nga Kosova, të cilat kanë strehuar familje dhe njerëz hebrenj gjatë holokaustit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, tha se kjo ekspozitë e nderon popullin izraelit, ndërsa reflektimet janë shumë më të gjëra se sa kjo miqësi në mes të komunitetit shqiptar dhe atij izraelit, respektivisht miqësia Kosovë – Izrael.

Ekspozita shënon një nga aktet që na rikujtojnë atë solidaritetin tonë të përhershëm si komb, pavarësisht që kemi qenë të shtypur e të varfër me shekuj, por kemi pas virtyte të larta, zemërgjerësi, bujari dhe në gjithë atë hapësirë që kishim, edhe pse në kushte shumë të rënda, ne e kemi nderuar tjetrin, e kemi nderuar mikun, e kemi nderuar njeriun në nevojë, bile e kemi nderuar edhe atëherë kur nuk e kemi ditur që e kemi mjaftueshëm mik.

Në traditën tonë është që të mos pyetet njeriu në nevojë se prej nga është dhe kush është, por atij duhet t`i hapet dera përherë. Ka rastisur që populli izraelit të jetë mik i vërtetë yni, për të cilin sot po flasim lidhur me këtë miqësi që ka një rëndësi shumë të madhe.

Bujaria, solidariteti dhe mikpritja po i kthehet popullit të Kosovës dhe hapësirës shqiptare në të mirë. Populli shqiptar historikisht ka bërë mirë, e kjo e mirë na është kthyer me çlirim, po na kthehet me shtet-ndërtim dhe përparim, nga populli izraelit dhe popujt tjerë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe të tjerët. “Pra të bëjmë mirë përherë sepse e mira kthehet përherë”, ka thënë Mustafa.

Nënkryetarja e “Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Izrael Doktor Haim Abramanel” e formuar në vitin 2006, Gjongyle Ilijazi, e cila kishte filluar punën rreth sistemimit dhe gjetjes së familjeve shqiptare që strehuan familje izraelite, tha se sonte janë paraqitur vlerat e një populli të vogël dhe ndihma e madhe e popullit shqiptar për familjet e strehuara hebreje.

Populli shqiptar dhe Shqipëria ishte vend i rrallë në botë që strehoi familje izraelite. Familjet si e Sadik Behlulit nga Gjilani, Mustafë Pashë Rezniqit nga Deqani, që ka pritur e përcjellë mbi 42 familje hebreje, pastaj ndihma e dhënë nga familja Spahija, Domi Hasanrema etj. janë vetëm disa nga rastet e shumta që janë ndihmuar në Kosovë.

Mbi 30 familje shqiptare kanë strehuar prej disa ditësh, javësh e muajsh familje herreje dhe pastaj i kanë përcjell për në Shqipëri, pasi në atë kohë Shqipëria njihej si tokë e premtuar për hebrenjtë, që vinin nga Serbia, Maqedonia, Rumunia, Bullgaria etj. Pra shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi ishin realizues të kalimit të hebrenjve në Shqipëri.

Falë fjalës së nderit e besës, familjet hebreje në Shqipëri jetuan si mysafirë. Nuk i fshehën nëpër male e vende të tjera, por iu dhanë emrat myslimanë e katolikë, u veshën rrobat e tyre dhe i trajtuan si anëtarë të familjes së tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri jetonin rreth 200 hebrenj, ndërsa pas luftës, ky numër u dhjetëfishua dhe u bënë rreth 2 mijë hebrenj. Është një fakt që nuk ka ndodhur askund në botë.

Fotografi amerikan Noran Gwrshman që u kishte bërë fotografi familjeve që strehuan hebrenj, në një rast kishte thënë, që shqiptarët nuk duhet të ndjehen krenarë për eksportim të peshkut apo mineraleve të tjera të shumta, por duhet të ndjehen shumë krenarë për besën që e kanë traditë, të trashëguar brez pas brezi dhe që është një fenomen unik.

Kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri, përmes një telegrami, duke falënderuar të pranishmit, ka përshëndetur angazhimin e shoqatës Kosovë – Izrael për zbardhjen e të vërtetës mbi strehimin e hebrenjve në trevat shqiptare.

Ekspozitë e tillë është hapur edhe në Izrael, në selinë e OKB-së, Tiranë, Prishtinë, nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe gjetiu, ndërsa ka arritur edhe në Gjilan.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit