Shqipëria dhe Izraeli, fillojnë bashkëpunimin ekonomik
Bashkëpunimi ekonomik dhe marrëdhëniet kombëtare mes Shqipërisë dhe Izraelit do intensifikohen më tej. Hapja së shpejti e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro – Izraelite, dërgimi i punëtoreve shqiptarë të ndërtimit në Izrael dhe investimet në miniera e energjetikë, janë projektet e radhës mes dy vendeve.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka, ka cilësuar disa nga bashkëpunimet me Izraelin. Gjithashtu Ambasadori David Cohen, theksoi disa nga projektet që do arrihen të realizohen së shpejti, duke filluar me krijimin e Dhomës së Tregtisë bilaterale.
Pavarësisht kohës së shkurtër të hapjes së Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, bashkëpunimi ekonomik ka filluar me dy forumet e biznesit të zhvilluara para dy vitesh.