
Marredheniet tregtare Shqiperi-Izrael, mundesi reale

Tirane, 11 mars 2013 – Diplomacia izraelite ka qenë tepër aktive në zhvillimin e shumë takimeve në sektorin e biznesit.
Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, David Cohen, u takua me kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka për të ndarë planet konkrete që sipërmarrësit izraelitë kanë për vendin tonë.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Shefi i diplomacisë së këtij vendi u shpreh se “nevoja për të qenë këtu ishte e madhe, pasi u panë mundësitë konkrete të bashkëpunimit”.
Tashmë 40 kompani izraelite bashkëpunojnë me kompanitë shqiptare në një marrëdhënie partnershipi të ndërsjellë.
Mes dy vendeve janë nënshkruara 9 marrëveshje tregtare. Ambasadori zhvilloi takime me disa krerë shoqatash biznesi, si “Biznes Albania”, Agrobiznesin etj.
Zoti Jaka u shpreh gjatë takimit se është momenti i konkludimit të mundësive reale për të bashkëpunuar mes dy vendeve tona. Tashmë sipas zotit Jaka ka ardhur momenti të identifikojmë interesat e përbashkëta që kanë sipërmarrjet tona e ku njëkohësisht investitorët izrealitë janë të mirëpritur të vijnë në Shqipëri.
“Është një moment i shfrytëzimit impaktit që japin reforma fiskale dhe rregullatore të ndërmarra së fundi, e ky mund të jetë një hap i mirë i tërheqjes së investitorëve izrealitë në vendin tonë”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës mes dy drejtuesve doli qartë fakti se është i nevojshëm intensifikimi i marrëdhënieve tregtare, pasi tashmë 40 kompani izrealite bashkëpunojnë me kompanitë shqiptare në një marrëdhënie partnershipi të ndërsjellë. Mes dy vendeve tona ka të nënshkruara 9 marrëveshje tregtare dhe gjatë këtij viti po punohet për nënshkrimin e tre marrëveshjeve të tjera.
Zoti Jaka cilësoi në këtë konteskt, se nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë do të jetë dhe pika kryesore ku do të negociojnë palët, në mënyrë që të arrihet sa më shpejt, për të hequr barrierat e panevojshme.
Po kështu një pikë e rëndësishme e bisedës ishte hapja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael në vendin tonë, ku përfaqësues i saj do të jetë një investues shqiptar që e ka të shtrirë aktivitetin e tij jo vetëm në vendin tonë, por dhe në Izrael, zoti Ilir Kokeri. Po kështu ambasada e Izraelit në Shqipëri po punon me ministritë e linjës shqiptare për të siguruar tërheqje të punëtorëve shqiptarë në Izrael, kryesisht në fushën e ndërtimit.
Në këto kushte u dol në konkluzionin se është i nevojshëm intensifikimi i marrëdhënieve mes palëve në kordinimin sa më të saktë në informacionet mes palëve e për të qenë sa më efikas në punën e përbashkët në shërbim të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona.