Ambasadori izraelit vizitë në Burrel, premton ndihmë për bizneset e Matit
Ambasadori izraelit David Cohen ka ofruar ndihmë me anë të ekspertizës së vendit të tij ndaj bizneseve të Matit. Gjatë një vizite në Burrel, ku diplomati izraelit ka përfaqësuar vendin e tij në turneun ndërkombëtar të Ping-Pongut ka realizuar një sërë takimesh edhe me biznese të ndryshme.
Cohen ofroi sjelljen e teknologjive te reja dhe keshillimin izraelit në ndihmë të bizneseve matjane.
“Hapi i parë tashmë është bërë.Tashmë çdo gjë do të ngelet në dorë të atashehut ekonomik të Ambasadës për të parë mundësitë konkrete se si të preçizohen kontakte midis ndërrmarjeve në të ardhmen. Ne pamë gjëra interesante në zonën tuaj.Dhe arritëm në konkluzionin që të sjellim ekspertë nga Izraeli të për të realizuar studimet e nevojshme në fushën e agrikultures”tha ai.
Ndërkohë që deputeti izraelit e vlerësoi bashkëpunimin midis bizneseve të dy vendeve. Ambasadori i Izraelit ndër të tjera ka realizuar edhe një sërë takimesh të tjera në Mat, midis të cilëve edhe me kryetaren e Bashkisë Adelina Farrici.