
Korçë, Cohen takim me specialistë të bujqësisë

Ambasadori izraelit në Tiranë, David Cohen, zhvilloi një vizitë në qytetin e Korçës, ku pati një takim me drejtues dhe specialistë të bujqësisë.
Ambasadori u njoh me situatën dhe ecurinë e bujqësisë në qarkun e Korçës dhe ofroi ndihmën izraelite në këtë drejtim.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Ambasadori Cohen tha se shumë shpejt në Shqipëri do të vijnë një grup ekspertësh izraelitë për shkëmbim eksperiencash. Gjithashtu ai tha se qëllimi i vizitës së tij është krijimi i lidhjeve mes bizneseve shqiptare me ato izraelite.
Ndërsa, për drejtorin e bujqësisë, Adrian Maho, vizita e Ambasadorit izraelit është një ogur i mirë për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe formimin e lidhjeve mes fermerëve dhe bizneseve.
Gjatë qëndrimit në Korçë, Ambasadori izraelit u njoh edhe gjendjen e bujqësisë në të gjithë qarkun.