
Presidenti Nishani në Izrael, takon kryeministrin Netanyahu

Presidenti Nishani, gjatë vizitës në Izrael është pritur në një takim nga kryeministri Benjamin Netanyahu. Në këtë takim, Nishani mori garanci nga Izraeli se mund të jetë shumë i pranishëm me investime, jo vetëm në turizëm dhe bujqësi, por edhe në ekonomi, kulturë, e deri në fushën e sigurisë.
Bujar Nishani u shpreh se Ballkani ka hapur një kapitull të ri dhe mund të konsiderohet tashmë rajon i mundësive të mëdha dhe shtoi se shqiptarët, me tolerancën e mirëkuptimin e tyre, kanë dhënë një shembull të shkëlqyer për rajonin dhe më gjerë, si edhe kanë kontribuar në mënyrë domethënëse për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në ditën e dytë të vizitës, Nishani ka zhvilluar takim me z.Liberman, kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Parlament.