Qeveria izraelite shfaq interes për investime në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, i ftuar në emisionin “tete e tete” të gazetarit Artur Nurja. Nga studio e “A1 Report”, ambasadori Cohen tha se biznesi izraelit shfaq interes për investime në fusha të ndryshme në Shqipëri, duke vënë në zbatimin industrinë e teknologjisë së lartë.
Ambasadori izraelit në Tiranë ka vlerësuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve dhe nivelin e bashkëpunimit, ndërsa përmendi edhe praninë e biznesit izraelit në Shqipëri, si një histori suksesi.
Sa i takon integrimit europian të Shqipërisë, ambasadori Cohen tha se Izraeli mirëpret lajmin e marrjes së statusit kandidat të vendit tonë në BE, si dhe më pas anëtarësimin me të drejta të plota.
Zoti ambasador, a mund të bëjmë një prezantim të shkurtër se si Izraeli i sheh marrëdhëniet historike me Shqiperinë dhe shqiptarët, duke u përqëndruar në zhvillimet e tanishme?
Më lejoni ta filloj këtë intervistë, duke theksuar kenaqësinë e madhe që më jep fakti që Izraeli është në qëndër të mediave në Shqipëri dhe jo vetëm. Si përfaqesues i Qeverisë së shtetit të Izraelit, në një vend mik si Shqipëria, nuk është vetëm nder dhe privilegj, por gjithashtu dhe një detyrë morale për të mundësuar ekspozimin e Shqipërisë dhe historisë së saj, si dhe traditës se Shqipërisë në Izrael dhe të përpiqem disi të sjell Izarelin me faqen e tij të shndritshme, zhvillimet dhe arritjet e tij në shkencë, në shoqërinë shqiptare, biznesin dhe zemrat e shqiptarëve.
Që nga momenti i parë i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, përfaqësuesit zyrtar të Izraelit kanë punuar shumë për ta ekspozuar këtë vend të mrekullueshem në Izrael, një vend historik e i lashtë, me një histori interesante, në të cilën gjen ngjashmëri me historine tonë hebreje. Një vend me një bukuri që të le pa frymë, i pazbuluar akoma, një vend me mundësi të shumta të biznesit, me njerëz punëtorë dhe paqësorë. Më lejoni t’ju tregojë që me rastin e ditës ndërkombëtare të holokaustit, kanali I-rë i autoritetit të trasmetimit Izraelit, trasmentoi janarin e kaluar një dokumentar për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mund t’ju them se reagimi që ne morëm në Izrael ishte mbresëlënës, sepse hapi shumë dritare izraelite që donin të dinin më shumë për këtë vend, rreth kodit të nderit- besës, dhe historisë së tij.
Sikurse e përmënda më sipër, dhe sikurse është publikuar në libra dhe në dokumentat e arkivave, prezenca e hebrenjve në tokën e shqiponjave daton shekuj më herët. Mendoj se Shqipëria është një nga të paktat vende në të cilin populli hebre është vendosur dhe është bërë njësh me vendasit, duke e parë veten aq izraelitë sa dhe shqiptarë, duke jetuar në këtë tolerancë fetare, e veçantë në botë, që sjell sukses në çdo gjë që ata bëjnë. Mirënjohja jonë për popullin shqiptar është e madhe dhe gjithmonë do të kujtohet ndër breza, si thotë një shprehje e vjetër: “Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë” dhe per ne, Shqipëria dhe shqiptarët kanë një vend të veçantë nderi.
Më jep kenaqësi fakti që përfaqesoj shtetin e Izraelit dhe që punoj për të thelluar marrëdhëniet tona të forta të cilat shpresoj do të forcohen më tej në të ardhmen. Unë përkrah idenë e kryeministrit të Shqiperisë, z. Edi Rama, mbi ndërtimin e nje muzeu ndërfetar, i cili do të jetë një gur themeli për popullin shqiptar dhe tolerancën e tyre fetare, për vendet fqinje dhe përtej. Në atë muze do të ekspozohet dhe komuniteti shqiptaro hebrik dhe marrëdhëniet e tyre me shqiptarë të tjerë, duke qëndruar krenar midis pavioneve të tjera të ketij muzeu. Ne jemi të gatshëm për të dhënë ndihmën tonë me ekspertizën dhe eksperiencën tonë më të mire, kur do të kërkohet.
Cilat janë projektet konkrete ekonomike dhe kulturore të zhvilluara në Shqipëri dhe të financuara nga Qeveria Izraelite?
Nga momenti i parë i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike deri më tani, ekziston një interes në rritje i biznesit izraelit per të zbuluar mundësi në Shqipëri. Për këtë qëllim është një dëshirë e fortë midis dy qeverive për të siguruar që mundesitë të shndërohen në projekte dhe vepra, dhe përfitimet do të jenë të përbashkëta. Izraeli, ashtu siç e dini dhe ju është një vend me shumë pak burime natyrore (perveç gazit të zbuluar se fundmi në brigjet e Mesdheut), keshtu që është përpjekur shumë të zhvillojë burimet e tij më të çmuara; fuqinë njerëzore. Kjo ka bërë të mundur krijimin e industrisë së teknologjisë të lartë ( e dyta më e madhe nga madhësia në botë pas Silicon Valley), agrikulturë, R& D qëndrat e korporatave boterore të vendosura në Izrael. Izraeli është vendi i parë në botë për impiantet e destilimit të ujit, si dhe fusha të tjera të sipërmarrjes, duke bërë të mundur eksportin e “ të dish si” dhe këmbimin e përvojave me vendet e tjera.
Unë duhet të theksoj që Qeveritë e Izraelit dhe Shqipërisë në këto vite të marrëdhënieve diplomatike kanë vazhduar bashkëpunimin, i cili ka arritur të përfundojë marrëveshje dypalëshe në fushat: të tilla si për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve reciproke, bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, të tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik, në fushën e mjekësisë veterinare, shërbimet ajrore; për bashkëpunim në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës, në fushën e mbrojtjes se bimëve. Unë konsideroj si hap të madh krijimin e forumeve dypalëshe të biznesit, shkëmbimin e delegacioneve të biznesit nga dy vendet, takime biznes me biznes të tyre, krijimin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri- Izrael, etj. Qeveria shqiptare është e interesuar në sjelljen e investimeve izraelite në Shqipëri, dhe vizitat e fundit në Izrael e zëvendës kryeministrit dhe disa ministrave ka përfunduar me përgatitjen e disa marrëveshjeve, përveç atyre ekzistuese.
Shqipëria sot ofron infrastrukturë, legjislacion të favorshëm dhe siguri. Njerëzit e biznesit izraelit po vijnë për të investuar në këtë treg. Ata janë të pranishëm në bujqësi, sektorin e energjisë, ndërtimit, në sistemin e kujdesit shëndetësor, transportit detar të anijeve, të gazit, kontrolli dhe monitorimit dixhitale dhe të telekomunikacionit. Unë kam besim se komuniteti i biznesit Shqipëri-Izrael do të shqyrtojë më shumë mundësi për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe ne si Ambasadë, së bashku me Dhomën e Tregtisë Shqipëri-Izrael, do të punojmë në mënyrë profesionale për tëndërtuar dhe për të siguruar një klimë tërheqëse biznesi për të dy palët që do të çojë në rritjen më të madhe të marrëdhënieve tona ekonomike.
Cilat janë marrëdhëniet politike të Izraelit me Shqipërinë, bashkëpunimi i tyre në pikëpamjen dypalëshe dhe të organizatave ndërkombëtare?
Qeveria e Shtetit të Izraelit po ndjek zhvillimet në çështjen e Kosovës me interes të madh. Ne përshëndesim çdo hap pozitiv të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, nën patronazhin e Bashkimit Europian, dhe ne besojmë në vullnetin e njerëzve dhe në përfitimet e përbashkëta për të dy palët, si dhe për të gjithë rajonin. Janë marrë në konsideratë gjatë këtyre bisedimeve. Çdo hap pozitiv drejt një marrëveshjeje mes palëve, do të jetë i mirëpritur.
Pozicioni i Shqipërisë në dënimin ( mohimin) e holokaustit, mbështetja e saj në OKB dhe institucionet ndërkombëtare, pikëpamja shqiptare për negociata të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Palestinës si e vetmja alternativë për zgjidhje politike dhe paqen në Lindjen e Mesme janë kontribute dhe promovim i besimit dhe miqësisë midis Izraelit dhe Shqipërisë . Të dy vendet janë anëtarë me të drejta të plota në disa organizata ndërkombëtare; më lejoni të përmend disa: të OKB-së, UNESCO-s, në Organizatën Boterore të Tregtisë, etj. Forcimi i marrëdhënieve ekzistuese si në nivel dypalësh, dhe në nivel shumëpalesh është në interes të të dy vendeve, popujve dhe qeverive, dhe ne punojmë në drejtim të forcimit të mëtejshëm të tyre.
Rasti i Kosovës, si do të shihet ndryshe nga Izraeli?
Qeveria e Shtetit të Izraelit po ndjek zhvillimet në çështjen e Kosovës me interes të madh. Ne përshëndesim çdo hap pozitiv të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, nën patronazhin e Bashkimit Europian, dhe ne besojmë në vullnetin e njerëzve dhe në përfitimet e përbashkëta për të dypalët, si dhe për të gjithë rajonin, të cilat jane marrë në konsideratë gjatë këtyre bisedimeve. Çdo hap pozitiv drejt një marrëveshjeje mes palëve do të jetë i mirëpritur…
I nderuar ambasador si është parë, si shihet Bashkimi Evropian që është qëllimi i gjithë shqiptarëve, nga Izraeli? Ne e dimë se ka organizata që sugjerojnë Izraelin si pjesë politike të Bashkimit Evropian … a merret në konsideratë kjo nga vetë Izraeli ?
Më lejoni të shpreh edhe një herë se vendi i Shqipërisë është në BE si anëtare me të drejta të plota, në mesin e shteteve të tjera anëtare . Unë shpresoj se së shpejti Shqipëria do të marrë lajmin për miratimin e kandidaturës së saj për t’u bashkuar me BE dhe hapja e dritës jeshile drejt një anëtarësi të plotë në të ardhmen. Rruga nuk është e lehtë, duhet të bëhen shumë reforma, por unë jam pozitiv dhe besoj se vendi i ri por i i lashtë do të qëndrojnë me krenari dhe me dinjitet në mes të anëtarëve të tjerë të familjes së Bashkimit Europian .
Izraeli gëzon marrëdhënie shumë pozitive me BE-në që nga vitet gjashtëdhjetë, kur ishte tregu i përbashkët me 6 vendet e para, dhe në qoftë se unë mund ta përmend, Bashkimi Europian ka qenë burimi i parë importit në Izrael dhe i dyti pas SHBA- për eksportet izraelite. Unë jam i kënaqur duke përmendur se Izraeli është i vetmi shtet jo anëtar i BE-së që merr pjesë në programin Horizon 2020, i cili sjell dobi të madhe per BE-së dhe Izraelin , jo vetëm në R & D , por edhe financiarisht . Jo vetëm se Izraeli është i vetmi vend fqinj i BE-së që mirëpret të ardhur nga çdo cep i botës, shumë prej tyre nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian … në mënyrë që ju të shihni se lidhjet tona të veçanta me BE ekzistojnë dhe forcohen me kalimin e kohës, edhe kur ka mosmarrëveshje për çështje të caktuara, por miqtë e mirë nuk duhet të bien dakord. Ata janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre, t’i diskutojnë ato dhe të përpiqen për të gjetur zgjidhje të cilat janë të pranueshme për ta.
Kjo ndodh edhe me BE-në dhe Izraelin . BE-ja është anëtar i Katërshes së Paqes në bisedimet e paqes midis Izraelit dhe Palestinezëve ( tre anëtarët e tjerë janë OKB-ja , SHBA dhe Rusia ), dhe Izraeli merr pjesë në shumë programe rajonale të BE-së , Erasmus + , Programi i Rinisë EuroMed , etj … tani kjo na bën shumë të afert , dhe ashtu siç ka thënë kryeministri i shtetit të Izraelit , Ehud Olmert, ” Ne jemi shumë afër Evropës , në pragun e saj … ” kryesisht për shkak të fakteve të përmendura më lart.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)