Lezhë, ambasadori David Cohen, mysafir në darkën e gatimeve me lule
Jemi mesuar të shohim sfilata për veshje, por në Lezhe sfilata u takon gatimeve me përbërje lulesh. Risia vjen nga kuzhinieri lezhjan Alfred Marku.
Recetat e tij janë prezantuar në diten e biodiversitetit ndërsa lulja ka qënë kryefjala. Marku e konsideron si një vlersim për natyrën përfshirjen e lules në kuzhinë. Sipas tij kjo sepse është e shëndetshme ndërsa çdo njeri mund të provojë shije të papërsëritshme.
“Jeta në pikëpamjen time është një ndërlidhje fantastike dhe nëpërmjet asaj luleje, pra, toka, jeta, lulja dhe njeriu, pra është një ndërthurje perfekte”, është shprehur Alfred Marku. “Risi, veçanti dhe absolutisht gjetje”.
Në këtë mënyrë shprehen të pranishmit e shumtë, midis tyre edhe ambasadori izraelit, të cilët kanë shijuar një mbrëmje speciale në Lezhë.
“Këtë se kam provuar ndonjë herë më para, kjo është një inisiativë e mrekullueshme, kjo duhet të kthehet në traditë, kjo kuzhinë e veçantë bio të bëhet traditë shqiptare që të vijnë shumë vizitorë”, tha David Cohen.
Festa e luleve është bërë traditë në Lezhë, ndërsa shijimi i pijeve dhe gatimeve me përbërës kryesor lulet është veçantia e kësaj mrekullie lezhjane.