Izrael, Meta viziton Muzeun “Yad Vashem”


Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar vizitojnëMuzeun “Yad Vashem” dhe përshëndeten zyrtarisht gjatë seancës plenare nëParlamentin e Izraelit.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, IlirMeta dhe delegacioni parlamentar i përbërë prej deputetëve ValentinaLeskaj, Edi Paloka dhe Shkëlqim Selami, u pritën dhe u përshëndetënzyrtarisht gjatë seancës plenare në Parlamentin e Izraelit “Knesset”. Në fjalën e tij përshëndetëse në seancë plenare, Kryetari i Knesset, Yuli Edelstein u shpreh se Izraeli nderohet kur vizitohet nga përfaqësues të njëvendi që jo vetëm shpëtoi të gjithë rezidentët hebrenj gjatë luftës, por kupati me tepër hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, se sa para saj.
“Është kënaqësi t’ju mirëpres këtu në Knesset dhe jam i sigurt se lidhjet mesIzraelit dhe Shqipërisë do vijojnë të zhvillohen, duke shpresuar se gjatë kësajvizite do të kontribuojmë së bashku për forcimin e marrëdhënieve mes dyparlamenteve”, – theksoi Edelstein.
Ndërkaq, gjatë vizitës në Knesset, Kryetari i Kuvendit Meta dhe delegacioniparlamentar shqiptar vendosën edhe një kurorë me lule pranë monumentittë  ushtarit  të  panjohur në hyrje  të  Knesset  si  dhe zhvilluan një  vizitë  tëveçantë në Muzeun “Yad Vashem” në Jeruzalem, në kujtim të viktimave të holokaustit,  ku  Meta  ndezi  flakën  e  pishtarit  në  Hollin  e  Kujtesës  dhevendosi një kurorë përkujtimore në emër të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryetari  i  Kuvendit  Ilir  Meta u shpreh seështë  nder  i  madh  dhe  emocion  i  veçantë  për  delegacionin  parlamentarshqiptar te priten me respekt të veçantë nga Parlamenti i Izraelit.
Metatheksoi se Shqipëria dhe Izraeli duhet të ndjehen krenarë për marrëdhëniethistorike dhe miqësore mes tyre. Është një nder i madh dhe emocion i veçantë për delegacionin parlamentarshqiptar  të  priten me respekt  të  veçantë nga Parlamenti  i  Izraelit  dhe Edelstein dhe vërejmë me kënaqësi se marrëdhëniet tona kanë hyrë në njëfazë  me  dinaamike  shkëmbimesh.  Shqipëria  dhe  Izraeli  duhet  të  ndjehenkrenare  për  marrëdhëniet  historike dhe miqësore  mes  tyre,  duke kujtuargjithashtu se  sakrifica  e  popullit  shqiptar  në shpëtimin  e  hebrenjve që ustrehuan  në  Shqipëri  gjatë  Luftës  së  Dytë  Botërore,  është  dëshmi  endjenjave të veçanta të miqësisë që ekzistojnë mes dy popujve tanë, miqësiqë ne shqiptarët e çmojmë”, tha ndët të tjerash  Meta.
Gjithashtu pas vizitës në Yad Vashem,  Meta tha se duhen shumëfishuarpërpjekjet e përbashkëta në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të dy rajoneve tona.
“Vizita e paharruar në Yad Vashem, në përkujtim të miliona viktimave tëLuftës së Dytë Botërore, është një kujtesë e dhimbshme e krimit historik qëshkaktoi ekstremizmi nazist dhe na detyron që t’i shumëfishojmë përpjekjettona të përbashkëta në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të tëdy rajoneve tona”, u shpreh ndër të tjera Kryetari i Kuvendit.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit