Beratasit, keshtu i shpetuan 20 familje hebreje


Berat – Qyteti 2400-vjecar i Beratit nuk eshte thjesht nje qytet muze, ai eshte nje deshmi e gjalle e nje qyteterimi te lashte mikprites. Familjet beratase pervec nje kulture tashme te njohur ne shekuj, njihen edhe per mikpritjen e ngrohte dhe bujare.

Gjate vitete te Luftes se Dyte Boterore, familjet beratase kane hapur dyert per strehimin e familjeve te ardhura nga pertej kufinjve. E pikerisht per familjet hebreje “hebreje) dhe te Camerise qe erdhen ne Shqiperi. Familjet hebreje kane mberritur ne Berat nga fundi i vitit 1942. Keshtu pohon nje nga banoret e lagjes se re, Isuf Qojlja. Ne familjen e tij eshte strehuar familja hebreje e Jakov David Esherit, e perbere nga pese veta. Edhe pse pas kaq shume vitesh, i zoti i shtepise i mban mend te gjithe. Ai kujton djalin e Davidit, te kryefamiljarit hebre dhe me radhe te gjithe pjesetaret e tjere te familjes, te cilet i kane lene pershtypje te rralla. Familja hebreje kishte ardhur nga Prishtina, nga frika e nje okupimi gjerman ne jug te Evropes. Por kjo nuk ishte e vetmja familje hebreje e strehuar ne qytetin-muze. Ne Berat ishin dhe familjet Civeja, Drakoniku, Bukaroj, Xhufi, Zaganjori, Cipi, me banim ne Lagjen e Re dhe “Murat Celebi”, qe priten me ngrohtesi hebrejte. Madje familja e Qani Cevejes u liroi te gjithe shtepine dykateshe me tete dhoma, hebrejve dhe vete i zoti i shtepise zbriti ne nje pale shtepi te vogla perdhese, qe i kishte lene kur hyri ne shtepite e reja. Familja e madhe beratase u ngushtua me shume ne dy dhomat e dikurshme, per te ndihmuar miqte te cilet kerkonin ndihme dhe luftonin per ekzistence. Djali i Qaniut, Shyqyriu, e kujton mire ate kohe, edhe pse ishte shume i ri. Ai tregon se ne shtepine e tij u vendosen 7 familje hebreje qe arriten t’i shpetonin masakres gjermane. Hebrejte kane lene te Shyqyriu mbresa te pashlyeshme.

 

Si u sherbeu mjeku hebre banoreve te Mangalemit, pas strehimit?

 

Familje te tjera hebre u vendosen dhe ne familjet e lagjes Mangalem te qytetit te Beratit e pikerisht ne familjen Vruhas. Hebrejte qe u strehuan ne kete lagje ishin njerez te shkolluar me profesione te ndryshme. Kryefamiljari i njeres prej familjeve hebreje ishte nje mjek shume i zoti. Te moshuarit e lagjes Mangalem tregojne se kjo lagje u be dhe qendra shendetesore ku vizitoheshin banoret, nga mjeku hebrej ne menyre te fshehte. Mjeku hebre, H.L, shkonte cdo dite neper shtepite beratase duke vizituar te moshuarit si dhe cdo person te semure qe kishte nevoje per te. Ai kalonte fshehurazi neper sokaket e lagjes me qellim qe t’i shpetonte syrit grabitqar te gjermaneve qe ndodheshin ne kete qytet. Banoret tregojne se mjeku hebre arriti te shpetonte dhe nje femije qe ishte ne gjendje te rende. Sipas tyre ora shenonte 24.00 e mbremjes se nje prej diteve, kur sapo pushtuesit gjermane kishin zbarkuar ne Shqiperi dhe kishin mberritur ne Berat. “Moti ishte i keq. Shiu s’kishte te pushuar dhe stuhia ishte e fuqishme. Femija qe banonte ne lagjen Helvek, po digjej nga temperatura e larte”, tregojne te moshuarit. Mjeku hebre, sapo e mori vesh nje gje te tille, i ndihmuar nga erresira e plote dhe moti i keq per te shpetuar nga rrethimi gjerman, i shkon ne ndihme femijes qe po luftonte me vdekjen. Ky ishte nje akt qe mjeku cifut e kreu ne Berat dhe qe fitoi simpatine e te gjitheve. Ai u be shume i njohur e popullor. Ndihma e tij vazhdoi gjate, derisa u largua nga Shqiperia drejt vendit te tij. Sipas banoreve te moshuar edhe lagjia Hevlek, ku mjeku shpetoi nga vdekja fenmijen, strehoi 6 familje hebreje. Sipas dokumenteve rezulton se ne qytetin e Beratit u vendosen gjate luftes 20 familje hebreje te identifikuara. Sipas banoreve mund te kete patur dhe familje te tjera te strehuara, por qe nuk jane te dokumentuara, pasi ne kushtet e ardhjes se tyre ne Shqiperi, nuk mund te behej fjale per regjistrim. Isuf Qolja kujton: Jakovi thoshte shpesh “edhe kaposhi mos te kendoje ne oborr”.

 

Mikpritja dhe kujdesi qe treguan familjet beratase per strehimin dhe mbajtjen e hebrejve

 

Eshte per t’u vene ne dukje mikpritja dhe kujdesi qe treguan familjet beratase per strehimin dhe mbajtjen e hebrejve duke mbajtur mbi supe dhe rrezikun e madh qe u kanosej nga nazistet gjermane. Kur hyne forcat gjemane ne Berat ne 15 nentor 1943, pothuajse te gjithe familjet hebreje nuk u larguan sepse ndiheshin te sigurta ne shtepite beratase. Keshtu edhe pse qyteti-muze ishte mbushur plot me pushtues gjermane, gjate 10 muajve qe familjet hebreje qendruan ne qytet, asnje prej tyre nuk u zbulua nga pushtuesit gjermane, duke mos demtuar asnjeren prej tyre. Mbasditen e 12 shtatorit 1944, forcat gjermane nen presionin e partizaneve u larguan nga Berati dhe u dislokuan ne fushen e aviacionit te Ures se Hasan Beut. Pas kesaj nazistet gjermane nje pasdite shtatori qelluan mbi Beratin me teper se gjysme ore me artilieri. Qytetaret beratas te cilet menduan se ky sulm ishte paralajmerim per nje tjeter sulm te forcave kembesore brenda ne qytet, lane sht-_e dhe u larguan drejt periferise per t’u mbrojtur.

 

Isuf Qojlja, bashke me familjen e tij u largua per tek nje mik ne fshatin Zhogan, ndersa Qani Cebeja ne fshatin Polikesht. Por keto dy familje fisnike beratase edhe pse braktisen shtepite i tyre, nuk braktisen familjet hebreje qe kishin strehuar. Ata i moren me vete ne shtepite e miqve. Famljet beratase u kthyen ne shtepite e tyre, vetem kur forcat gjermane u debuan nga Kucova dhe Ura e Hasan Beut “sot Ura Vajgurore), me 18 tetor te vitit 1944. Banoret pohojne se edhe familjet e tjera hebreje, nuk u braktisen nga beratasit. Te moshuarit kujtojne se hebrejte dalloheshin per cilesite qe kishin, urtesine, korrektesine dhe ndershmerine. Ata mbijetuan. Punuan dhe vete per te nxjerre buken e gojes. Dikush shiste ndonje metrazh qe kishte sjelle me vete, te tjere si ambulante shisnin prodhime sheqeri, ndersa te shkolluarit, mjeket e farmacistet, sherbyen ne gjithe qytetin. Grate qepnin jorgane dhe merrnin porosi per pune dore. Familjet hebreje iken nga Berati pas clirimit te vendit ne fillim te vitit 1945. Ne muzeun e Holokaustit ne Izrael mbi faqen e nje guri te madh jane gdhendur emrat e 20 familjeve shqiptare beratase qe strehuan hebrejte gjate luftes se dyte boterore, deshmi kjo qe nxjerr ne pah vlerat pozitive te popullit shqiptar, mikpritjen e bujarine.

 

Dilaver Xhelili

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit