Ilir Meta takohet me Yuli Edelstein


Jeruzalem, 2 Korrik, 2014 – Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare në Izrael, me një pritje të veçantë nga Kryetari i Parlamentit të Izraelit “Knesset”, z. Yuli Edelstein.

Z. Meta shoqërohej nga një delegacion parlamentar i përbërë prej znj. Valentina Leskaj, Kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, z. Edi Paloka, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe z. Shkëlqim Selami, anëtar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Izrael dhe bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve po njohin një faze zhvillimi me dinamik dhe konkret.


Kryetari i Knesset, z. Yuli Edelstein shprehu vlerësimin për vizitën e parë të një Kryetari të Kuvendit të Shqipërisë ne Izrael duke nënvizuar se miqësia tradicionale mes dy popujve është një bazë solide e zhvillimit të shkëmbimeve në të gjitha fushat mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, z. Edelstein shprehu mirënjohjen e thellë të popullit Izraelit për kontributin e çmuar të popullit shqiptar, i cili sakrifikoi për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bënë shqiptarët për hebrenjtë në të shkuarën, gjatë luftës. Tani ka ardhur koha t’i bëjmë marrëdhëniet tona edhe më konkrete, në të ardhmen”, u shpreh z. Edelstein.

Z. Meta dhe z. Edelstein ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet ndërparlamentare kanë një rëndësi të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit bilateral, dhe në këtë drejtim ranë dakord të intensifikojnë kontaktet përmes grupeve reciproke të miqësisë dhe komisioneve homologe parlamentare në fushat prioritare të energjisë, bujqësisë, turizmit, menaxhimit të ujerave dhe të telekomunikacionit.

Gjithashtu dy Kryeparlamentarët ranë dakord të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta në platformat multilaterale në funksion të konsolidimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe atë të Ballkanit.

Në këtë kuadër, z. Meta theksoi qëndrimin e Shqipërisë në favor të avancimit të përpjekjeve ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti për të gjithë rajonin.

Vizita e z. Meta zhvillohet në një moment të vështirë për shoqërinë izraelite, të tronditur nga gjetja e tre trupave të pajetë të tre adoleshenteve izraelite. Për këtë arsye, Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu ngushëllimet më të sinqerta ndaj autoriteteve dhe popullit izraelit për këtë vrasje.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e ftoi Kryetarin e Knesset, z. Yuli Edelstein si dhe Grupin e Miqësisë Izrael-Shqipëri për një vizite zyrtare në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit