Prof.Dr. Shaban Sinani: Shqiptarët dhe hebrenjte
Tirane, 17 Qershor 2014- ATSH-K Musabelliu/- Libri, “Shqiptarët dhe hebrenjtë: mbrojtja dhe shpëtimi” (Albanians and Jews: the protection and salvation), shkruar nga Prof.Dr. Shaban Sinani, u promovua në në një mbrëmjë të veçantë, organizuar nga Ambasada e Izraelit në Tiranë në bashkëpunim me Orkestrën Sinfonike të Radio Televizionit Shqiptar me mbështetjen financiare të deputetit Tom Doshi .
Në këtë libër, Shaban Sinani, një emër i njohur në fushën e hulumtimeve historike shqiptare zbulon fakte si dhe ofron këndvështrime të reja për rolin që luajtën shqiptarët në mbrojtjën e Hebrenjve gjatë luftës së Dytë Botërore dhe jo vetëm .
Në këtë promovim ishin të pranishëm Kryetari I Kuvendit të Shqipërisë , z. Ilir Meta, ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, deputeti Tom Doshi , njerëz të njohur të artit dhe politikës shqiptare.
Deputeti Tom Doshi, në fjalën e tij theksoi se “kisha kënaqësinë të organizoja këtë eveniment, që përfaqëson nëpërmjet librit të prof. dr. Sinanit marrëdhëniet e hershme mes Izraelit dhe Shqipërisë. Fenomenet e paragjykimeve të Evropes për Izraelin në periudhën e holokaustit tregojnë që shqiptaret edhe pse në një moment të vështirë dëshmuan një qëndrim tjetër nga një pjesë e caktuar e Evropës, duke u hapur dyert vellezërve izraelitë e duke i mirëpritur ata. Ishte me rëndesi ta bëja te njohur kontributin e shqiptarëve për gjithë boten dhe ishte kjo arsyeja pse financova botimin e librit”, tha ai. Ne nuk e bëjmë këtë gje as per mirënjohje apo çmime, por thjesht për të treguar se jemi një popull tolerant dhe i integruar dhe jo periferi e Evropës”, vuri në dukje Doshi, duke shtuar se “ky libër kontribuon në forcimin e marredhënieve mes te dy vendeve”.
Abasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, nderoi autorin Shaban Sinani me një çmim lidhur me përfaqësimin e kauzes izraelite.
Ai theksoi se ” kam kënaqësi të paraqes zotin Shaban Sinani të cilin e kam njohur në Universitetin e Elbasanit ndërkohë që punën kërkimore 12-vjeçare që ai ka bërë lidhur me librin e kam ndjekur hap pas hapi. E falenderoj për këte kontribut të madh qe ka dhënë jo vetëm për kauzën izraelite, por dhe për vlerat e vyera të shqiptarëve ndër vite”. Ambasadori Cohen, falënderoi njëherazi edhe zotinTom Doshi për mundësinë që krijoi në botimin e librit.
Prof. dr. Shaban Sinani, theksoi se, në këtë ceremoni emocionuese dëshëronte të falenderonte ambasadorin izraelit, donatorin Doshi, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe te gjithë të pranishmit, duke theksuar se “merita e librit është meritë e të gjithë shqiptarëve, që në një kohe mjaft të rrezikshme përkrahën dhe i mikpritën hebrenjtë në shtepitë e tyre. Në këtë punë kërkimore 12 vjeçare ndihem i lumtur jo se jam autori i librit, por se prezantoj vlerat e një vendi të volgel, por me shpirt të madh bujarie”, tha Shabani .
“Shqiptarët dhe hebrenjtë”, megjithëse është vijim e thellim i veprës së mëparshme të botuar në vitin 2009, nga shumë kritikë ashtu sikludnër u theksua edhe në këtë promovim, është një prurje e re jo vetëm në kërkimet për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri para dhe gjatë Luftës, por dhe për raportet historike e kulturore të shqiptarëve si popull e komb me hebrenjtë. Libri, në njërën anë, e lartëson dhe më qëndrimin shqiptar ndaj çështjes së hebrenjve, siç është e vërteta; në anën tjetër e çliron atë nga mitet dhe interpretimet folkloristike .
Naim Zoto, botuesi i librit të mëparshëm “Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi”, Tiranë 2009, ashtu si edhe i botimit të ri ka risjellë në anën e pasme të kopertinës së librit vlerësimin publik që John L. Withers II, Ambasador i SHBA-së në Shqipëri, bëri për studiuesin Shaban Sinani më 27 janar 2010: “Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit nuk është i njohur aq sa meriton. Është diçka me të cilën të gjithë shqiptarët mund të krenohen. Shqipëria mund të bëjë gjithmonë më shumë për t’i treguar botës historinë e vet të shkëlqyer për të parandaluar persekutimin e hebrenjve në tokën e saj. Disa shqiptarë janë duke bërë pikërisht këtë. Për shembull, profesor Shaban Sinani. Punimet e tij të shumta dokumentojnë që, edhe në vitet më të errëta të holokaustit, në Shqipëri ndodhi një bashkim i të gjitha kaheve politike dhe besimeve fetare – antifashistë dhe profashistë, komunistë dhe nacionalistë, myslimanë dhe të krishterë, besimtarë dhe jobesimtarë – për t’u siguruar që asnjë hebreu të strehuar në Shqipëri nuk do t’i hynte gjemb në këmbë”. Monografia e re e prof. dr. Shaban Sinanit “Shqiptarët dhe hebrenjtë: mbrojtja dhe shpëtimi” (Albanians and Jews: the PREMOVIM LIBRI SH SINANI (5)protection and salvation), botohet njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe angleze, duke futur në qarkullim ndërkombëtar një nga vlerat e pakta për të cilën shqiptarët nderohen sot në botë.
Me pjesmarrjen e dirigjentit Shalev Ad-El, i ardhur posaçërisht nga Izraeli , orkestra e Radio Televiziont Shqiptar, interpretoi Uverturën “Alimelek” nga Opera “Wirst und Gasta”, Koncertin për violin dhe orkestër në Mi minor të kompozitorit Felixs Mendelssohn –Barthodi, solist Michael Vaiman (Izrael) . Drejtor artistik i koncertit të duartrokitur nga njerëz të njohur politikës dhe artit , ishte David Tukiçi.