Shqipëri–Izrael, shkëmbime eksperiencash për interesa reciproke
Nga Violeta Shqalsi
Shqipëri–Izrael, shkëmbime eksperiencash për interesa reciproke
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm duke bërë që jo vetëm të kenë një politikë të jashtme të dakordësuar, por të rriten edhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
Në këtë klimë bashkëpunimi dhe forcimi të marrëdhënieve ka luajtuar edhe ish-Ambasadori, Ehud Gol, i cili vlerësoi interesat reciproke të dy vendeve në Konferencën Ndërkombëtare “Ndryshime Strategjike në Lindjen e Mesme”, organizuar nga “Albanian Policy Center”.
Në një kohë që thuajse të gjitha vemdet për shkak të krizës financiare janë duke mbyllur përfaqësitë në vende të ndryshme, e kundërta ka ndodhur me Izraelin. Vend i cili ka vendosur ka vendosur të hapë amabasadën në tiranë, kundër trendit të përgjithshëm. Vetë Tirana zyrtare për shkak të pamundësisë për të mbuluar shpenzimet ka mbyllur disa nga përfaqësitë e saj në vende të ndryshme të botës. Padyshim që shembulli i Izraelit tregon se ky vend i ka për zemër marrëdhëniet me vendin tonë, tha gjatë fjalës së tij Aldo Bumci.
“Në të vërtetë une kam rënë në dashuri me shikim të parë me Shqipërinë. Udhëtimi im i parë në këtë vend ka qenë rreth 22 vite më parë. Një nga gjërat për të cilën ju duhet të jeni krenar është edhe tranzicioni juaj drejt një demokracie normale, proces ky që ka qenë shumë i shpejtë. Unë tashmë kam parë jo vetëm progresin që ka bërë vendi gjatë këtyre viteve por edhe potencialin që ka për të shkuar përpara. Nga ana tjetër numri i izraelitëve në Shqipëri në përfundim të luftës së dytë botërore ka qënë më i larti se në çdo vend tjetër të Europës dhe për këtë falenderoj zemërsisht popullin shqiptar”, u shpreh diplomati izraelit, Gol.
Diplomati izraelit, Gol, një njohës i mirë i çështjeve diplomatike në Lindjen e Mesme, ndodhet këto ditë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka zhvilluar takime me personalitete të larta të vendit.