
3.3 milionë njerez vizituan Izraelin në 2014

Afërsisht 3.3 milionë njerëz vizituan Izraelin në vitin 2014.
Vendin e parë e zënë udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara me 19 për qind, të ndjekur nga Rusia (17%), Franca (9%), Gjermania (6%) dhe Britania e Madhe (5%).
Jerusalemi është qyteti më i vizituar në Izrael, me afërsisht 82% të turistëve, ndërsa Tel Aviv është i dyti me 67% dhe Deti i Vdekur i treti me 54%.
Të ardhurat nga turizmi për vitin 2014, shtëpiake dhe të huaj, sollën 41 miliardë dollarë në ekonominë izraelite (161 miliardë shekel).
Industria e turizmit punëson rreth 200 mijë njerëz, 6% e forcës së punës në Izrael.