Izraeli, 9 miliardë dollarë eksporte nga diamantet
Tel Aviv, 6 janar 2015- Eksportet izraelite të diamanteve dhe gurëve të çmuar arritën në 9.324 miliardë dollarë për vitin 2014.
Në vitin 2013 ato ishin 9.166 miliardë dollarë.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë të Izraelit, tregu kryesor mbetet ai amerikan me 38 për qind të eksporteve.
Hong Kong është i dyti në listë me 29.74 për qind të eksporteve të diamanteve dhe gurëve të çmuar.
Destinacionet e tjera kryesore janë Belgjika (8.5 %), Zvicra (6.47%) dhe Anglia (3.74 %) .