
Katari largon liderin e Hamasit, Khaled Mashaal

Tel Aviv, 6 janar 2015 – Katari largoi nga vendi i tij liderin politik të Hamasit, Khaled Mashaal, pasi i kishte i dhënë atij strehim në tre vitet e fundit.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Izraelit.
Sipas gazetës turke me influencë majtiste, Aydınlık, Katari u përball me një presion të fortë nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas CNN, që citon një burim nga agjencia e lajmeve të Hamasit, Mashalla dhe anëtar të tjerë të Vëllazërisë Muslimane mund të shkojnë në Turqi.