Mjaft i përkëdhelëm palestinezët


The New York Times

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas këmbëngul që të përdorë institucionet ndërkombëtare për ta trysnuar Izraelin, edhe pasi u rrëzua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku ai kërkoi një rezolutë për ta detyruar Izraelin të tërhiqet nga Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor. Z. Abas tani ka bërë të ditur se do të kthehet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, një lëvizje që do të sjellë akuzat palestineze dhe kundërakuzat izraelite, por nuk do ta ndryshojë realitetin në terren.

Një zyrtar europian që takova përpara pak kohësh shprehu simpati për përpjekjen e palestinezëve për të marrë një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit. Iu përgjigja duke i thënë se, në rast se është në favor të shtetit palestinez, ka ardhur momenti që t’i jepet fund shëtitjes së palestinezëve. Ka ardhur momenti që të bëhet e kushtueshme për ta që të fokusohen te simbolet më shumë sesa te substanca.

Që prej vitit 2000 ka patur tri negociata serioze që kulmuan me oferta për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez: parametrat e Bill Klintonit në vitin 2000, oferta e ish-kryeministrit izraelit, Ehud Olmert në vitin 2008 dhe përpjekja e Sekretarit të Shtetit, Xhon Kerri vitin e kaluar.

Në secilin rast u bë një propozim për çështjet thelbësore për udhëheqësit palestinezë dhe përgjigja ishte ose “jo”, ose nuk kishte përgjigje fare. Ata përcaktuan se kostoja e të thënit “po”, ose edhe e të bërit një kundërofertë që të lypë koncesione, ishte tepër e lartë.

Kultura politike palestineze është e rrënjosur në një gojëdhënë padrejtësie; vokacioni i saj antikolonialist dhe ndjesia e thellë e mërisë i trajton koncesionet ndaj Izraelit si ilegjitime. Kompromisi portretizohet si tradhti dhe negociatat, -të cilat sipas përkufizimit kanë të bëjnë me koncesione reciproke, – do të detyrojnë në mënyrë të pashmangshme çdo udhëheqës palestinez t’i sfidojë njerëzit e tij duke marrë një vendim me kosto politike.

Por vajtja te Kombet e Bashkuara nuk e bën një gjë të tillë. Ajo e vendos Izraelin nën trysni dhe nuk i sjell asgjë Palestinës. Rezolutat janë përgjithësisht se çfarë duhet të bëjë Izraeli dhe çfarë duhet të marrin palestinezët. Nëse të thuash po është e kushtueshme ndërsa të mos bësh asgjë nuk është, përse duhet të presim që palestinezët të ndryshojnë kurs?

Kjo është arsyeja përse liderët europianë që e mbështesin ethshëm shtetin palestinez duhet të përqendrohen sesi ta rrisin koston e të thënit ‘jo’ apo e të mos bërit asgjë kur ka një ofertë mbi tryezë. Palestinezët janë shumë të interesuar për mbështetjen ndërkombëtare ndaj çështjes së tyre. Në rast se ata do ta dinë se do të jenë përgjegjës për mosdhënien e përgjigjes apo refuzimin e një oferte apo rezolute të ndershme, kjo mund t’i ndryshojë për mirë llogaritë e tyre.

Fatkeqësisht, shumica e europianëve janë të përqendruar më tepër te sjellja e Izraelit dhe duan që të paktën politika e kolonizimit të vazhdueshëm të Izraelit të ndryshojë.

Por të kthehesh nga Kombet e Bashkuara apo nga Gjykata Penale Ndërkombëtare gjatë zgjedhjeve izraelite është kundërprodhuese. Kjo do të shihet në Izrael si një qasje e njëanshme, ndaj do të forcojë politikanët që preferojnë status quo-në. Këta kandidatë do të argumentojnë se ura është prerë në dëm të izraelitëve dhe se vendi ka nevojë për udhëheqës që i kundërshtojnë fuqimisht presionet e pandershme.

Përse të mos pritet? Në rast se një qeveri e re izraelite pas zgjedhjeve është e gatshme të ndërmarrë një nismë paqeje dhe të ndërtojë banesa vetëm në tokën që ka gjasa të jetë pjesë e Izraelit dhe jo pjesë e Palestinës, nuk do të ketë nevojë për një rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

Në rast të kundërt, mund ta bëjnë europianët një të tillë, që të jetë i ekuilibruar. Ai nuk mundet të marrë parasysh vetëm nevojat e palestinezëve duke ofruar kufij të mbështetur te vijat e 1967-s me shkëmbime reciprokisht të pranuara dhe një kryeqytet në Jerusalemin Lindor arab pa ofruar diçka specifikisht të njëjtë për Izraelin – shprehimisht, marrëveshje sigurie që t’i mundësojnë Izraelit që të jetë në gjendje të vetëmbrohet, tërheqje me faza e lidhur me performancën e Autoritetit Palestinez për sa i takon sigurisë dhe qeverisjes dhe një zgjidhje të çështjes së refugjatëve palestinezë që t’i lejojë Izraelit të ruajë karakterin e tij hebre.

Sipas të gjitha gjasave, palestinezët do ta refuzonin një rezolutë të tillë. Pranimi i saj do të kërkonte kompromise që ata i kanë refuzuar më 2000, 2008 dhe 2014. Sigurisht, nuk ka asnjë garanci se qeveria e ardhshme izraelite do ta pranonte një rezolutë të tillë. Por nuk janë izraelitët ata që ngulmojnë për përfshirjen e Kombeve të Bashkuara, ata janë palestinezët. Dhe në rast se qasja e tyre nuk është as dy shtetet dhe as paqja, për këtë ka për të patur një çmim.

Paqja lyps përgjegjshmëri nga të dyja palët. Është e drejtë t’u kërkohet izraelitëve të pranojnë elementët bazikë që do ta mundësonin paqen – kufijtë e 1967-s ashtu sikurse kthimin e pronave të marra, si dhe kufizimin e ndërtimit të banesave vetëm nëpër blloqe të caktuara. Por, a nuk është koha që të kërkohet ekuivalenti i kërkesës palestineze së dy shteteve për dy popujt, që është ai i sigurisë së Izraelit? A nuk është momenti që t’u kërkohet palestinezëve t’u përgjigjen propozimeve dhe të pranojnë zgjidhje që marrin parasysh edhe nevojat e Izraelit dhe jo vetëm të tyret?

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit