Rekord, 1.5 milionë vizitorë në Aushwitz
Varshave, 6 janar 2015 – Një numër rekord, prej 1,534 milionë vizitorësh kanë qenë gjatë vitit 2014 në kampet e vdekjes në Auschwitz-Birkenau në Poloni. Lajmin e bëri të ditur Qendra e Memorialeve dhe Muzeumeve në Poloni.
“Memoriali i Auschwitz-Birkenau është shndëerruar në një simbol botëror i Holokaustit dhe krimeve të Luftës së Dytë Botërore”, – tha drejtori Piotr M.A. Cywinski.
70 për qind e vizitorëve ishin të rinj nën moshën 18 vjeç.
Polonia, me 398 mijë vizitorë kryeson listën, e ndjekur nga Britania e Madhe (199,000), SHBA (92,000), Italia (84,000), Gjermania (75,000), Izraeli (62,000), Spanja (55,000), Franca (54,000), Çekia(52,000) dhe Koreja e Jugut (41,000).
Disa qindra gazetarë dhe 180 regjisorë dhe ekipeve filmike nga 30 vende të ndryshme të botës transmetuan dhe përgatitën raporte mediatike nga Memoriali.