Shin Bet kap një celulë të ISIS në Hebron
Shërbimet inteligjente të Izraelit kapën dy muaj më parë tre terroristë të një celule të Shtetit Islamik (ISIS) në Hebron, përpara se ata të vrisnin një ushtar izraelit dhe t’i vidhnin armën e tij.
Lajmin e bëri të ditur Agjencia e Sigurimit Izraelit (Shin Bet) të dielën e kaluar (4 janar 2015).
Terroristët janë Ahmed Shahada, Mohammed Zaro, dhe Qassai Div Masawada, të gjithë rezidentë në Hebron.
Shahada rrëfeu se ata kishin planifikuar të sulmonin hebrenjtë në Hebron dhe pranoi se ishin përpjekur të përdornin një bombë për të vrarë ushtarët izraelitë të IDF (Forcat Izraelit të Mbrojtjes).
Hebron është një qytet palestinez i vendosur në Bregun Përëndimore, 30 km larg Jerusalemit.