Senatori Kirk-Obamës: Stop financimit të Autoritetit Palestinez
Illinois (SHBA), 8 janar 2015 – Senatori i shtetit Illinois, Mark Kirk, i kërkoi administratës të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, të ndalojë dhënien e fondeve për Autoritetin Palestinez.
“Unë e dënoj fuqishëm papërgjegjshmërinë e Autoritetit Palestinez dhe përpjekjet destabilizuese për të përdorur Gjykatën e Krimeve Ndërkombëtare (International Criminal Court, ICC) me qëllim për të akuzuar Izraelin dhe minuar procesin e paqes”, citohet Kirk nga media amerikane.
“Edhe një herë, Senatori Kirk tregoi mbështetjen e tij të fuqishme për Izraelin”, tha Mark McNulty, drejtoi i komunikimeve i Republican Jewish Coalition. “Administrata duhet të dëgjojë Senatorin Kirk, veçanërisht duke konsideruar marrjen e aksioneve ndaj (Presidentit të Autoritetit Palestinez) Abbas”.
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë afërsisht 500 milionë dollarë Autoritetit Palestinez për t’i dhënë fund terrorizmit.