
Arkiv: Filmi izraelit në Tiranë

Ai e ka nisur krijimtarinë e tij që në fillimin të viteve ’80. Konsiderohet ndër emrat më me influecë ne kinemanë izraelite duke mbajtur edhe postin e drejtuesit të qëndres kombëtare të filmit në këtë shtet. Katriel Schory ndodhet këtë të hënë për herë të parë në Tiranë i ftuar në nisje të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër, i njohur si TIFF. Duke folur për Vizion Plus, producenti i cili ka përzgjedhur një grup regjisorësh shqiptarë për disa orë seminar, tregon rëndësinë e asaj çka e bën një film të suksesshëm; skenari! Për Schory-n filmi i shkurtër tregon impaktin e madh që kanë këto prodhime jo komerciale, ku gjithçka rrëfehet edhe ne vetëm 4 minuta si ky prodhim francez. Izraeliti pak muaj më parë në festivalin e Venecias, shkaktoi polemika në shtypin ndërkombëtar, për shkak të mbështetjes financiare që i kishte dhënë një regjisori palestinez, kur ndërkohë konflikti mes dy vendeve është ende i nxehtë.