Dr.Eli Harari, izraeliti që shpiku kartën e memories
Portreti i babait të kartës së memories, shpikësi izraelit, Dr.Eli Harari, themelues dhe ish-president i SanDisk, u nderua nga Shtetet e Bashkuara me medaljen e shpikjeve teknologjike, distinktivi më i lartë shkencor amerikan.
Izraeli Sot, 9 janar 2015 – Portreti i babait të kartës së memories, shpikësi izraelit, Dr.Eli Harari, themelues dhe ish-president i SanDisk, u vendos nga Shtetet e Bashkuara në medaljen e shpikjeve teknologjike, distinktivi më i lartë shkencor amerikan.
“Kërkimet dhe shpikjet e tij kanë zgjeruar kuptimin tonë për botën, duke sjellë një kontribut të pakrahasueshëm në fushat e tyre dhe kanë lejuar të përmirësojnë jetët tona. Kombi ynë është pasuruar nga realizime e tyre”, deklaroi Presidenti Barack Obama gjatë ceremonive të çmimeve vitin e kaluar (22 tetor 2014).
Gjatë tri dekadave të fundit, Dr. Harari dhe shoqëria Sandisk zhvilluan lexuesin e memorien flesh, të famshme USB. Ky evolucion revolucionarizoi thuajse të gjitha fushat e teknologjisë, duke mundësuar përparimin e projekteve novatore.
Një start-up modest i Silicon Valley në 1988, SanDisk numëron tani më shumë se 8 mijë punonjës në botë dhe 5000 produkte industriale, duke gjeneruar në vit më shumë se 6,5 miliardë dollarë.