
Hamas sulmon Mahmoud Abbas per pranine ne Paris

Izraelisot.com, 12 janar 2015 – Hamas sulmoi presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për praninë e tij në Marshimin e Paqes në Paris ditën e diel.
Abbas iu bashkuar rreth 50 lidërve botërorë dhe miliona njerëzve që marshuan në kryeqytetin francez, për të protestuar ndaj dhunës islamike dhe mbrojtur lirinë.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Hamas e denoncoi pjesëmarrjen e Abbas si hipokritike: “Kjo sjellje është pjesë hipokrizisë së Abbas dhe akrobacive të tij politike. Ai mendon se, duke bërë të tilla gjera ai do të fitojë simpatinë e vendeve”, deklaroi Mahmoud A-Zahar, një lider i Hamas.
Në Marshimin e Paqes në Paris ishin edhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Jashtëm , Avigdor Lieberman.