Microsoft blen 200 mln dollare kompanine izraelite Equivio
Izraelisot.com, 21 janar 2015 – Pas blerjes se kompanisë izraelite, Aorato, per 200 milione dollare, Microsoft bleu edhe një tjetër kompani start-up izraelite, Equivio, në shumën e 200 milionë dollarëve.
Equivio është duke zhvilluar një program analizash teksti, të aftë që të lidhë pjesë të ndryshme teksti nga një koleksion i ndryshëm dokumentesh, përshirë i-maile të ndryshme apo tipe të ndryshme dokumentesh.
Algoritmi është përdorur nga ndërmarrje të ndryshme, kryesisht ligjore, të cilat merren me grumbullimin dhe analizimin e të dhënave të ndryshme në fushën ligjore, përshirë edhe Departamentin Amerikan të Drejtësisë.
Kompania është themeluar në vitin 2004 nga Amir Milo, Yiftach Ravid dhe Warwick Sharp. Investimi i saj fillestar ishte vetëm 500 mijë dollarë nga fonde private, ndërkohë që u shit 400 herë më shumë.