
Netanyahu denon sulmin terorrist ne Tel Aviv

Jerusalem, 21 janar 2015 – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dënoi me ashpërsi sulmin terrorist në Tel Aviv, ku të paktën 17 persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë.
[blockquote style=”2″]Sulmi terrorist në Tel Aviv është rezultat direkt i nxitjes helmuese të shpërndarë nga Autoriteti Palestinez kundër hebrenjve dhe shtetit të tyre. Është i njëjti terrorizëm që po përpiqet të na godasë ne në Paris, Bruksel dhe kudo. Është Abu Mazen i Hamas dhe partnerët e tij në qeverinë që kanë urdhëruar këtë sulm. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime të fuqishme kundër terrorizmit që, po përpiqet të na godasë neve qysh me krijimin e shtetit dhe ne do të shohim se ata nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre[/blockquote]
Ngjarja e rëndë ndodhi në autobusin e linjes Dan Numër 40.
Autori i dyshuar, një palestinez 23-vjeçar nga Tulkarem, u qëllua në këmbë dhe tashmë ndodhet i arrestuar nga policia izraelite.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, akuzoi liderit arabë: Abu Mazen, Haniyeh, Raed Saleh, Hanin Zoabi, Ahmed Tibi dhe partnerët e tyre se qëndrojnë pas sulmit me thikë në Tel Aviv.