Sulm terrorist, plagosen me thike 17 izraelite ne Tel Aviv
Tel Aviv, 21 janar 2015 – Të paktën 17 persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në Tel Aviv.
Ngjarja e rëndë ndodhi në autobusin e linjes Dan Numër 40.
Autori i dyshuar, një palestinez 23-vjeçar nga Tulkarem, u qëllua në këmbë dhe tashmë ndodhet i arrestuar nga policia izraelite.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, akuzoi liderit arabë: Abu Mazen, Haniyeh, Raed Saleh, Hanin Zoabi, Ahmed Tibi dhe partnerët e tyre se qëndrojnë pas sulmit me thikë në Tel Aviv.
Deputeti i partisë Likud të kryeministrit Netanyahu, Yariv Levin, tha se “palestinezët nuk dëshirojnë paqe”. “Organizatat terroriste vazhdojnë përpjekjet e tyre, për të dëmtuar çdonjërin nga ne”, citohet Levin nga Times of Israel.
Ministrinë për Sigurinë Publike, Yitzhak Aharonovitch, duke folur nga spitali Ichilov në Tel Aviv, pas takimit me doktorët dhe vizitës së viktimave, u shpreh: “Është shumë, shumë e vështirë të ndalohen akte të tilla”.
Katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.