Samsung investon 10 mln USD në Izrael
Izraelisot.com, 21 janar 2015 – Gjiganti korean Samsung do të investojë 10 milionë dollarë në Izrael në firmën EarlySense që merret me monitorimin e pacientëve.
“EarlySense ka zhvilluar dhe ka sjellë në treg një teknologji unike dhe revolucionare që do të përmirësojë jetën e konsumatorëve përmes parametrave ndjesorë dhe monitorues të shëndetit”, tha Gonzalo Martinez de Azagra, kreu i Samsung Ventures Israel.
Sistemi po përdoret në mijëra spitale, në shtëpi në gjithë botën. Ai monitoron rrahjet e zemrës, nivelin e frymëmarrjes si dhe lëvizjet e trupit të njeriut.
Ky është investimi i dytë në pak javë i Samsungut në një kompani start-up izraelite,ndërsa në planet e tij është edhe WhatsApp.
Samsung nuk është i panjohur në teknologjinë izraelite. Kompania ka dy qendra Studimi dhe Zhvillimi në Izrael.