Arrestohet hakeri, Madona falenderon policine izraelite
Izraelisot, 22 janar 2015 – Ylli i Popit, Madona, falënderoi policinë izraelite, pas kapjes së një haker me qendër në Tel Aviv, i cili ia doli të hynte në kompjuterin e saj personal.
Izraeliti 38-vjeçari, i arrestuar nga njësia Lahav 433, kishte vjedhur muzikë dhe këngë ende të papublikuara duke i shitur ato përmes internetit.
Hakeri kishte mundur të thyente më parë edhe fjalëkalimet e kompjuterëve të disa këngëtarëve të tjerë duke u vjedhur muzikë.