
Izraeli mbështet bujqësinë shqiptare

(ARKIV) – Izraeli dhe Shqipëria u kanë kushtuar një vëmendje të madhe bashkëpunimit të tyre në fushën e bujqësisë.
Siç bëhet e ditur nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, KASH, para disa kohësh presidenti i KASH, Dr.Enver Ferizaj u takua në Tiranë me Drejtorin e Projekteve të International Cooperation Programs (MASHAV), Effie Ben-Matityau dhe këshilltarin e projekteve Giora Tesler, në lidhje me promovimin e kooperimit Shqipëri-Izrael në sektorin e bujqësisë.
I pranishëm ishte dhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, z.David Cohen.