Ambasada e Izraelit nderon Beratin me titullin e Mirënjohjes
Berat, 23 janar 2015 – Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, David Cohen, ka nderuar më një titull mirënjohjeje qytetin historik të Beratit.
Ky vlerësim iu dha qytetit 2400-vjeçar në shenje mirënjohjeje për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, periudhë kur ata përndiqeshin nga gjermanët.
Titulli vlerësues iu dorëzua kryebashkiakut të qytetit muze, Fadil Nasufit.
Zoti Cohen tha se, po punohet për binjakëzim e qytetit të Beratit me Karmiel në Izrael.
“Izraeli nuk e harron kurrë ndihmën e dhënë nga qytetit i Beratit për shpëtimin e hebrenjve, kur këta të fundit përndiqeshin ushtria gjermane. Guximi i popullit të Beratit nuk mund të shpërblehet. Ne do të punojmë për binjakëzimin e qytetit të Beratit me atë të Karmenit në Izrael”, – tha ambasadori Cohen.
Ambasadori izraelit i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, inauguruan edhe një çerdhe në qytetin e Beratit, ku falë një investimi të Ambasadës izraelite në Shqipëri u bë i mundur rikonstruksioni i fasadës së jashtme.
“Dua t’u tregoj diçka. Para disa muajsh kontaktova me ambasadorin Cohen dhe stafin e tij. Dhe u befasova që, një font që ishte i caktuar për një aktivitet tjetër të ambasadës, ai dhe bashkëpunëtorët e tij e ndërruan destinacionin dhe mendoi që atë font ta kontribuojë për fëmijët në Shqipëri, për fëmijët në nevojë”, – tha Zonja e Parë e Shqipërisë.à