Bashkimi Europian: Pa Hebrenjte, Europa nuk ka te ardhme
Izraelisot.com, 23 janar 2015 – Europa pa Hebrenjtë nuk ka të ardhme.
Kjo është deklarata e Frans Timmermans, zëvendëspresidenti i paë i Komisionit Europian pranë memorialit në Bruksel ku i vranë katër persona gjatë një sulmi terrorist.
“Nëse nuk ka të ardhme për Hebrenjtë në Europë, atëherë nuk ka të ardhme as edhe për Europën”, tha Timmermans.
Komentet janë në linjë me deklaratat e Kryeministrit francez, Manuel Valls dhe Sekretarit Britanik për Çështjet e Brendshme, Theresa May, të cilat deklaruan se identiteti i shoqërive të tyre mund të komprometohen nga mungesa e elementit hebre.
“Nëse 100 mijë francezë me orgjigjinë spanjolle do të largoheshin unë nuk do të thosha se Franca nuk është më Francë, por në 100 mijë hebrenj largohen, atëhërë Francë nuk do të jetë më Francë. Republika Franceze do të gjykohet si një dështim”, – tha Valls gjatë një interviste për The Atlantic’s Jeffrey Goldberg.
Sipas gazetës britanike, “Daily Mail”, May tha në memorial: “Pa hebrenjtë, Britania nuk do të jetë Britani”.
Sipas Jewish Agency, 50 mijë franceze hebrenj kërkuan të emigroni në vitin 2014, ndërkohë që 7 mijë prej tyre emigruan në Izrael.