Teradata blen 25 mln USD start-up izraelit Appoxee
Izraelisot, 24 janar 2014 – Gjiganti amerikan Teradata konfirmoi blerjen e Appoxee, kompaninë start-up izraelite, që propozon një platformë në marketingun mobile.
Sipas TechCrunch, kostoja e operacionit është midis 20 dhe 25 milionë dollarë.
Start-up izraelit propozon një mënyrë të re të dërgimit të mesazheve për editorët dhe zhvilluesit që dëshirojnë më pak interaktivitet në aplikacionet e tyre.
Appoxee është themeluar në vitin 2010 nga Itay Levy et Elad Kushnir. Kompania kishte arritur të grumbullonte 2 milionë dollarë, përmes teknologjisë dhe aplikacionit të tyre.
Teradata mund të përmirësojë funksionalitet dhe shërbimet e platformës Appoxee.
Për Teradata, ky operacion ka një karakter të dyfishtë. I pari është teknik me integrimin e platformës Appoxee në zgjidhjet “Cloud” dhe mobile në “Big Data”.
Ideja është, për t’u propozuar një tjetër shërbim klientëve ekzistues dhe bërja e njohur e produkteve pranë klientëve të Appoxee.
Aspekti tjetër është strategjik, kombësia e kompanisë start-up, pra izraelite, do të thotë se është një gur i parë për një qendër Kërkimi dhe Zhvillimi në Izrael.
Aktorë të mëdhenj të Teknologjisë, si Google, Facebook, Microsoft apo Cisco kanë tashmë qendrat e tyre në Izrael.