9 izraelitët që u shpallën Dëshmor i Atdheut te Shqiperise
Janë nëntë hebrenj që kanë rënë dëshmorë për Çlirimin e Shqipërisë nga nazifasishtët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Muzeun Historik shqiptar ndodhet edhe një stendë e veçantë e kontributit të tyre.
Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ju dha në vitin 2011 Statusin “ Dëshmor i Atdheut”.[accordion][acc title=”1- DAVID JUDA KOHEN”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.463, datë 14.09.2011. Ka ardhur në Krujë më 16.5.1943 nga Uroshovaci (Jugosllavi). U kap befasisht në Natën (terrorin) e 4 Shkurtit 1944, ku u vra së bashku me 43 banorë të tjerë të Tiranës, të cilët janë shpallur ”Dëshmorë të Atdheut”. [/acc][acc title=”2- JAKOV AVRAMOVIÇ”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.467, datë 14.09.2011. Ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942 me internim në Berat, me shtetësi shqiptare. U inkuadrua në Brigadën VII të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ra dëshmor duke luftuar në Lushnjë në nëntor të vitit 1943. [/acc][acc title=”3- JUSEF SOLOMON KONFORTI”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.471, datë 14.11.2011. Ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942, me shtetësi jugosllave, i internuar në Peqin e më pas në Berat. U inkuadrua në Brigadën VII të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ra dëshmor duke luftuar në Selenicë të Vlorës në shkurt të vitit 1943. [/acc][acc title=”4- JUSEF DAVID BIVAS”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.473, datë 14.11.2011. Ka ardhur nga Prishtina më 16.5.1942 me internim në Berat, me shtetësi shqiptare. U inkuadrua në Brigadën VII të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ra dëshmor duke luftuar më 18 gusht 1943. [/acc][acc title=”5- ZHAK (ISAK) EMANUEL RUBEN”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.474, datë 14.11.2011. Ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942 me internim në Kavajë. Fillimisht u inkuadrua në Çetën e Pezës. Në vjeshtën e vitit 1943 u dërgua me detyrë nga komanda e Çetës në Tiranë, ku u kap në befasi nga nazistët gjermanë. U pushkatua në kampin e përqendrimit në afërsi të Beogradit. [/acc][/accordion]
[accordion][acc title=”6- LEO TYJERI”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.480, datë 14.11.2011. Ka ardhur nga Kosova (Prishtina) dhe u vendos në Lushnjë. U inkuadrua në Ushtrinë Nacionalçlirimtare, Batalionin II i Grupit të Myzeqesë. Ra dëshmor duke luftuar në Bishqefën të Lushnjës më 10 tetor 1943. [/acc][acc title=”7- JAKOV JOSEF BAHAR “]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.481, datë 14.11.2011. Ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942 me internim në Berat, me shtetësi shqiptare. U inkuadrua në Batalionin I të Brigadës VII të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Mitralier. Ra heroikisht dëshmor në luftë kundër nazistëve në betejën e Tendës së Qypit në qershor të vitit 1944. [/acc][acc title=”8- BARUH ISAK BARUH”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.482, datë 14.11.2011 Ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942 dhe u vendos fillimisht në Berat. Ashtu si mjaft izraelitë të tjerë mori pjesë në Ushtrinë Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe në vjeshtë të vitit 1943 ra dëshmor në luftë kundër nazistëve gjermanë. [/acc][acc title=”9- DARIO ZHAK ARDITI”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.635, datë 09.11.2012. Studioi në një klasë me Qemal Stafën në Gjimnazin e Shkodrës. Ishte violinist me talent. Ai u bë edhe drejtues i orkestrës së gjimnazit. Dario u afrua me Luftën Antifashiste. Dario e përjetoj shpirtërisht me dhimbje të thellë vdekjen heroike të Qemalit. Por dhe vetë Dario pati një fat tragjik. Ai nuk kishte mbetur pa renë në sy të agjentëve të fashizmit. Ndoshta kjo u bë shkak edhe për ndjekjet kundër tij. Papritur Dario u kap në befasi në Shkodër nga nazistët, dhe u çua në kampin famëkeq të Prishtinës, ku u masakrua barbarisht. [/acc][/accordion]