Assad: Siria nuk planifikuar kurre te sulmoje Izraelin
Izraelisot.com, 26 janar 2015 – Presidenti i Sirisë, Bashar Assad, deklaroi gjatë një interviste se Siria kurrë nuk ka planifikuar të godasë pjesën izraelite të Lartësive Golan.
“Kurrë nuk ka është menduar për një operacion kundër Izraelit përmes Lartësive Golan, qysh nga armëpushimi i vitit 1974”, tha Assad për revistën e Ministrisë së Jashtme.
Sipas Assad, Izraeli duhet ta nënvlerësojë ushtrinë siriane dhe të merret me vrasjen e anëtarëve të Hezbollah.
Reagimi erdhi pas sulmit të Izraelit në kufijtë midis Libanit e Sirisë ku u vranë anëtarë të Hezbollah dhe oficerë iranianë.
Ai pretendoi se Izraeli po u ofron asistencë opozitës siriane, e cila po lufton me regjimin e Assad për pothuajse katër vjet.
“Si mund të mos thuash se al Qaeda nuk ka një forcë ajrore? Ata kanë forcën ajrore të Izraelit”, – tha Assad.