Turizmi mjekesor, Izraeli Nr.3 ne bote
Izraelisot.com, 26 janar 2015 – Izraeli është vendi i tretë në botë, përsa i përket turizmit mjekësor.
Ky është konkluzioni i një studimi ndërkombëtar për vendet më të mira në botë, përsa u përket kurimit ku merr në konsideratë 25 vende, sipas kësaj renditje: Kanada, Britani e Madhe, Izrael, Singapor dhe Kosta Rika.
Turizmi mjekësor e rendit Izraelin të parin, përsa i përket cilësisë së shërbimit, kujdesit më të mirë dhe eksperiencës më të mirë përsa u përket pacienteve.
Tradicionalisht, “turistët mjekësorë” janë banorët e vendeve më pak të zhvilluara, që kërkojnë trajtim që nuk ekziston në vendet e tyre, Shtetet e Bashkuara apo në Europë.
Studimi i Medical Tourism Association (MTA), zbulon se shumica e 50 mijë turistëve mjekësorë që vijnë në Izrael nuk vijnë nga Shtetet e Bashkuara, por nga Rusia apo Europa Lindore, ku mbizotërojnë trajtimet ortopodike.
Izrali fiton dhjetëra milionë euro nga turizmi mjekësor.