Kërkimet për kancerin, Shiloah merr çmimin nderkombëtar Olav Thon
Izralisot.com, 28 janar 2015 – Profesori izraelit Yossef Shiloh, gjeneticien i njohur i Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Tel Aviv është laureuar me çmimin e ri shkencor ndërkombëtar “Olav Thon”, që do të jepet për herë të parë në Oslo, më 5 mars 2015.
Çmimi ka një vlerë prej 2.5 milionë korona norvegjeze (diçka më shumë se 280 mijë euro).
Ai do t’i jepet profesorit izraelit për punët e tij novatore në lidhje mekanizmat mbrojtës të ADN-së.
Bashkëmarrës i Çmimit është dhe shkencëtari i madh amerikan, Prof. Judith Campisi i Institutit Buck, për kërkimet në lidhje me plakjen në Universitetin Berkeley në Kaliforni.
Çmimi shkencor ndërkombëtar “Olav Thon”, me një vlerë totale prej 5 milionë koronash norvegjeze, është themeluar nga miliarderi Olav Thon, një manjat i pronave të patundshme norvegjeze dhe njeriu më i pasur në Norvegji, i cili duke mos pasur trashëgimtarë, ka vendosur që gjithë pasurinë e tij ta përdorë për qëllime filantropike, midis të tjerave edhe për promovimin e shkencës dhe të edukimit.