Netanyahu paralajmeron Hezbollah: Do keni fatin e Hamas
Izralisot.com, 28 janar 2015 – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu kundërpërgjigj me tone të ashpra Hezbollah, pas sulmit të këtyre të fundit në Har Dov në Lartësitë Golan, në të cilën mbetën të plagosur shtatë izraelitë pas goditjes me predha antitank.
Duke folur gjatë një vizite në qytetin jugor Sderot, Nenatyahu tha se “në këtë moment IDF po u përgjigjet incidenteve të ndodhura në veri”.
“Të gjithë atyre që po përpiqen të na sfidojnë nefe në kufirin verior, unë u sugjeroj të shohin se çfarë ndodhi këtu, jo shumë larg qytetit të Sderot, në Rripin e Gazës”, citohet kryeministri Netanyahu, i cili i rreferohet Operacionit Mbrojtja e Kufirit verën e kaluara të organizuar pas sulmeve të përshkallëzuar me raketa të Hamas.
Shtatë ushtarët izraelitë u plagosën lehtë dhe transportuan për trajtim mjekësor në spitalin Ziv në Tzfat.
Sipas IDF, asnjë prej ushtarëve nuk është në rrezik për jetën.
Hezbollah publikoi fotot të cilat tregonin dy makinat e IDF pasi ato ishin goditur prej tyre.
Duke folur për televizionin izraelit, Channel 2, koloneli Kobi Marom, e konsideroi incidentin si “shumë serioz”, duke shtuar se autorët do të marrin përgjigjen e ashpër të Izraelit.