Tu BiShvat, Festa e pemeve ne kalendarin hebraik
TuBishvat, apo Tu B’Shvat, është dita që shënon fillimin e “vitit të ri” për pemët në kalendarin hebraik.
Ajo festohet në Shevat e 15-të kalendarin e “vendit të shenjtë” dhe në vitin 2015 bie midis 3 dhe 4 shkurtit.
Hebrenjtë e festojnë “vitin e ri të pemëve”, duke ngrënë fruta të njoma apo të thata të tilla si rrush, fiq, shegë, ullinj apo dardhë.
Në Iraelin e kohëve të sotme, dita festohet edhe si një ditë ekologjike me mbjellje pemësh.
Emri Tu B’Shvat vjen nga dita hebraike e festes, e cila ndodh në ditën e 15-të të Shevat.
“Tu” janë në hebraisht shkronjat Tet dhe Vav, të cila bashkërisht kanë vlerën numerike 9 dhe 6, të cilat po të mblidhen së bashku bëjnë 15.
Tu B’Shvat shfaqet në Mishnah, i njohur si Bibla gojore, në Traktatin Rosh Hashanah (viti i ri), si një nga katër vitet e rinj në kalendarin hebraik.
FOTO LAJM
Presidenti i Izraelit, Ruby Rivlin dhe gruaja e tij Nehama, duke celebruar festën e tyre të parë Tu B’shvat në rezidencën presidenciale në Jerusalem.