Ambasada e Izraelit në Tiranë, ndihma për zonat e përmbytura
Izraelisot, 10 shkurt 2015 – Ambasada e Izraelit në Tiranë iu vjen në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura gjatë ditëve të fundit në Shqipëri.
Me një fond të posaçëm, Ambasade e Izraelit në Tiranës, dhuroi një sasi dyshekësh, batanijesh dhe jastëkë si dhe do të transferojë ndihmë financiare tek qendra e emergjencës
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Ambasada e Shtetit të Izraelit ka ndjekur nga afër këto ditë situatën e vështirë të krijuar në zonat e përmbytura.
Gjatë dorëzimit Zëvendësambasadori Tzach Saar i tha drejtorit te Rezervave Shtetërore: “Ne nuk mund të rrinim duarkryq kur situata u përkeqësua dhe ndaj vendosem ti bashkohemi përpjekjeve te mëdha të Qeverisë Shqiptare.
“Ne shpresojmë që kontributi ynë do të lehtësojë sado pak situatën për banorët e zonave të prekura”, – tha diplomati Saar.
Kjo nuk është hera parë që Izraeli e ndihmon Shqipërinë në raste fatkeqësish.
Në dhjetor të vitit 2010, Izraeli dërgon tenda në Shkodër, për të ndihmuar familjet e evakuuara nga shtëpitë e tyre, pas përmbytjeve më të mëdha në 50 vitet e fundit.
Qeveria shqiptare bëri thirrje për ndihmë, dhe Ministria e Jashtme e Izraelit, përmes MASHAV dërgoi tende për familjet si dhe ndihma për mijëra të tjerë.
2500 shtëpi u përmbytën nga rajonin verilindor të Shqipërisë, ndërkohë 307 familje u evakuuan pas përmbytjeve të 7 dhjetorit 2010