Muzika izraelite në Shqipëri, çmimi Andre Hajdu


Nga Etrit Adami

 Bashkëpunimet kulturore në fushën e muzikës midis Izraelit dhe Shqipërisë po intensifikohen gjithmonë e më tepër. Tashmë ato kanë krijuar traditën e tyre. Janë disa koncertistë izraelitë që kanë performuar në Shqipëri, ashtu si dhe vepra te kompozitorëve izraelitë që janë performuar nga pianistë shqiptarë.

Në konferencën 34-europiane të Epta-as (European Piano teachers Association ) të zhvilluar në Stockholm (Suedi) në vitin 2012, presidentja e EPTA-Albania, Znj.Takuina Adami, zhvilloi një bisedë të ngrohtë me pianistes izraelite Michal Tal mbi ciklin “Milky way” të kompozitorit Andre Hajdu dhe e ftoi atë në Tiranë në maj të 2014.

muzika-tal

Andre Hajdu, 82 vjeç, është një nga kompozitorët dhe etnomuzikologët më të njohur në Izrael dhe i vlerësuar gjerësisht në komunitetin botëror të muzikës. Në vitin 1997, ai u nderuar me çmimin “Israel Prize” për muzikën. Hajdu ka shkruar shumë vepra për piano.

Për të njohur vlerat didaktike që përmban “Milky Way” i kompozuar nga kompozitori Andre Hajdu, EPTA-Albania organizoi blerjen, shumëfishimin e shpërndarjen e kësaj literature në të gjitha shkollat muzikore pjesëmarrëse të festivalit 19-të “Pianisti Ri” 2014.

muzika.-01

Në vigjilje të festivalit (28 maj-2 qershor 2014), pianistja izraelite Michal Tal realizoi leksion-recital mbi këtë temë në Liceun Aristik “Jordan Misja” Tiranë në prani të mësuesve e nxënësve pianistë, ku asistonin dhe Ambasadori i Shtetit të Izraelit Z.David Cohen me zonjën e tij, atasheu kulturor Z. Avraham Lev-Louis si dhe të ftuar nga Universiteti Arteve.

Në ditët që pasuan, në koncertin e finalistëve të festivalit pianistja Michal Tal në funksionin e anëtares së jurisë së tij, nderoi katër pianistë të rinj të moshës nga 6-28 vjeç me çmimin “Andre Hajdu” krahas çmimeve të tjerë si “Mozart”, Beethoven  e deri tek kompozitorët shqiptarë Çesk Zadeja, Lola Gjoka etj.

muzika-hajdu

Në fund të këtij projekti, Znj.Adami duke i  uruar krijimtari të mëtejshme Z.Andre Hajdu, falënderoi Znj. Michal Tal (sot, presidente e IPTA-Izrael) si dhe zotërinjtë Sokol Pirra dhe Etrit Adami dhe kolegët e saj për mbështetjen që dhanë në formimin bashkëkohor të shkollës pianistike shqiptare e talente të saja për njohjen e kësaj krijimtarie të mrekullueshme.

muzika.-03 muzika-04

“EPTA Albania” u themelua në vitin 1994. Shoqata prej 20 vitesh organizon një sërë aktivitetesh në fushën e pianistikës, nga konkurset për pianistët e rinj, konferencat vjetore, koncerte dhe takime të ndryshme. Aktivitete të cilat, jo vetëm kanë evidentuar talente, por edhe i kanë dhënë një ndihmesë rritjes dhe promovimit të tyre edhe jashtë vendit e po ashtu kanë sjellë eksperiencën e mirë perëndimore për mësuesit e pianos në Shqipëri.

elio-pirra

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit