
Microsoft blen 200 mln USD kompanine izraelite N-trig

(Izraeli Sot) – Gjiganti amerikan i prodhimeve informatike, Microsoft, bleu kompaninë izraelite N-trig në shumën e 200 milionë dollarëve.
Kompania N-trig prodhon pena elektronike për tableta. Ajo është krijuar në vitin 1999 dhe ka arkëtuar rreth 150 milionë dollarë nga krijimi i saj. Kompania izraelite ka 190 punonjës. Zyrat e N-trig janë në Tel Aviv.