Ekonomia izraelite ne 2014, bum në tregtinë e huaj


Izraelisot.com, 18 shkurt 2015 – Ekonomia izraelite gjatë vitit 2014 rezultoi me një rritje të qëndrueshme të dukshme në shkëmbimet tregtare të huaja, pavarësisht Operacionit “Mbrojtja e Kufijve” në verën e vitit të kaluar.

Drejtori i Administratës së Tregtisë të Huaj në Ministrinë e Ekonomisë, Ohad Kohen: “Ne jemi duke vazhduar punën tonë, për të zgjeruar aktivitetin e tregtinë dhe eksporteve, duke zhvilluar tregje në Azinë Lindore, Amerikën Jugore dhe Afrikë, duke ndërtuar bazën për të eksportuesit izraelitë të futen në tregjet që ata kanë qëllim.

“Niveli i importeve nga vendet aziatike u rrit me 2% në raport me vitin e kaluar. Eksportet izraelite dhe importet me vendet e Bashkimit Europian u rritën gjithashtu. 54% e tregtisë izraelite (duke mos përfshirë diamantet) është me ekonomitë Perëndimore – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europës – dhe 47% e totalit të importeve vjen nga këto vende”.

EKSPORTET

Eksportet izraelite në Bashkimin Europian qëndruan në nivelin 32%, ndërsa ato në SHBA në 22% të totalit.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë të Izraelit, eksportet në Azi zënë 20% të totalit të eksporteve,.

Sipas Administratës së Tregtisë të Huaj, katër vendet në të cilat eksportet patën një rritje të dukshme në vitin 2014 janë SHBA, Holanda, Greqia dhe Turqia.

Eksportet në SHBA janë në vlerën e 9.8 miliardë dollarë, me një rritje prej 351.8 milionë dollarë në raport me vitin 2013, 3.7% më të lartë.

Totali i eksporteve në Turqi në 2014 kapin shumën e 2.4 miliardë dollarëve, ose 5.6% të eksporteve izraelite. Një rritje prej 138.2 milionë dollarë (6.1%).

Me gjithë krizën ekonomike greke, eksportet drejt Greqisë u rritën me 89.5%, duke arritur në shumën 417.8 milionë dollarë (afërisht 1% e totalit të eksporteve izraelite) dhe u rrit kryesisht për shkak të eksporteve të kimikateve dhe naftës.

Në Holandë, eksportet u rritën me 333 milionë dollarë duke shkuar në 2.2 miliardë dollarë, një rritje kjo në 17.3% në raport me vitin 2013, dhe që zë 5.3% të totalit.

Holanda është një qendër e madhe logjistike dhe transporti në Europë dhe kjo rritje në eksportet drejt Holandës mund të vijë si rezultat i rritjes së tregtisë me ekonomitë e tjera europiane.

 IMPORTET

Importet nga SHBA-të u rritën në 2014 me 865 milionë dollarë (një rritje prej 11.7%) , duke arritur në total 8.2 miliardë dollarë, ose 14% të importeve izraelite, duke përjashtuar diamantet.

Importet nga Kina u rritën me 591 milionë dollarë (një rritje prej 8.4%) duke shkuar në total në 7.6 miliardë dollarë, që do të thotë 13% e importeve izraelite (duke përjashtuar diamantet).

Importet nga Gjermania në 2014 qëndruan në 4.5 miliardë dollarë, ose 503 milionë dollarë më shumë se në 2013 (një rritje prej 12.5%)-

Importet nga Rusia arritën shumën e 1.3 miliardë dollarëve, 468 milionë dollarë më shumë se në 2013 (një rritje prej 54%).

Importet nga Turqia kapën shumën e 2.6 miliardë dollarëve, 367 milionë dollarë më shumën (12.7%) se në vitin 2013.

Gjithsesi, ranë importet nga Irlanda, Suedia, Afrika e Jugut dhe Ukraina gjatë vitit 2014.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit