SHBA, gjykata u jep 219 mln USD viktimave izraelite nga palestinezet
Izraelisot.com – Një gjykatë amerikane u akordoi të plagosurve izraelitë nga një sulm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës më shumë se 218 milionë dollarë.
Sulmi terrorist ka ndodhur një dekadë më parë ndaj familjes Sokolov në vitin 2002, ku mbetën të plagosur Jamie Sokolov, motra e saj Lauren, nëna Rena dhe babai i saj Mark, të cilët dëshmuan në gjyq.
Gjykata amerikane urdhëroi Organizatën për Clirimin e Palestinës dhe Autoritetin Palestinez të paguajë shumën prej 218 milionë dollarësh.
Familjet e viktimave të gjashtë sulmeve të organizuara nga al-Aqsa Martyrs Brigades dhe Hamas kishin kërkuar 350 milionë dollarë.