Turizmi HighTech ne Izrael
Izraelisot.com – Në këmbët e malit Carmel, përballë detit, gjendet përqendrimi më i madh i ndërmarrjeve të teknologjisë së lartë në Izrael: IBM, Intel, Phillips, Motorola, Microsoft, Hewlett-Packard, Yahoo, Google.
Të gjithë këta gjigantë ndërkombëtarë të industrisë informatike dhe shkencore kanë zgjedhur të vendosen në parkun teknologjik “Matam” në Haifa.
I vendosur në akset rrugore të qendrave të mëdha të transportit urban, parku “Matam” shtrihet në më shumë se 200 hektarë dhe pret më shumë se 8000 punonjës, të cilët rrethohen nga shërbime të ndryshme: banka, zyra postare, parkingje, kafene, shërbime mjekësore, stacione shërbimi… Gjithçka është bërë për t’u dhënë punonjësve përshtypjen se janë të privilegjuar.
Dhe me që ra fjala. Pikërisht këtu, Inteli ndërtoi procesorin Centrino, dhe për më tepër këtu kërkuesit zhvilluan teknologjitë më të avancuara në çështjet e sigurisë së mbrojtjes, të mjekësisë apo telefonisë celulare.
Në kuadrin e “High Center”, e specializuar në shoqëritë start-up, shoqëria e zhvillimit ekonomik të Haifës (Ha’hévra Hakalkalit) ka propozuar për një ndihmë për investitorët që mund të shkojë deri në një milion shekel (250 mijë dollarë), në principin një shekel i përfituar për një shekel të investuar.
Nga ana tjetër, investitori angazhohet të qëndrojë të paktën dy vjet në kuadrin e “High Center” dhe pesë vjet në Haifa.
Investitorët, por gjithashtu informaticinët, shkencëtarët dhe teknicienët preferojnë gjithmonë e më shumë “Parkun e shkencës”, ku ndodhen disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë mjekësore, bioteknologjisë dhe farmaceutikës.