
Qysh 5000 vjet më parë pihej birrë në Tel Aviv

Në qendër të Tel Aviv, afër urës Maariv, u bë një zbulim befasues: qysh 5000 vjet më parë në këtë zonë pihej birrë.
Lajmin e bëri të ditur Autoriteti i Arkeologjisë izraelite që ka gjetur fragmente të qeramikës të përdorur për të prodhuar birrë.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
“E dinim që ky mund të ishte një sajt arkeologjik, pasi gërmimet ishin zhvilluar në vitin 1980 dhe 2008”, – tha Diego Barkan, supervizori arkeologjik i zonës. “Nisëm gërmimet dhe gjetëm objektet e së kaluarës”-
Midis të objekteve, u gjet edhe një objekt që i përket 5000 viteve më parë dhe i përket periudhës në të cilën egjiptianët jetonin në Izrael. Qeramika e gjetur ishte përdorur për të prodhuar birrë, pija kombëtare e këtij populli, e pirë thuajse nga të gjithë, burra, gra, dhe fëmijë të klasave të ulëta shoqërore.
Në atë kohë, birra ishte bërë nga një përzierje e elbit dhe ujit, e gatuar pjesërisht dhe më pas e lënë për t’u fermentuar në diell. Nga tjetër, përziheshin edhe fruta për t’i dhënë në shije më të fortë.