Njeriu më i pasur i Azisë investon në start-up izraelite
Manjati nga Hong Kongu, Li Ka-shing, është investitori i parë i madh i huaj në një start-up izraelit, një sektor fondamental i ekonomisë së Tel Aviv, që po njeh një rritje të madhe në vitet e fundit në high-tech.
Horizons Ventures Ltd. (fondacioni investues i Li Ka-shing), sipas një kërkimi të IVC Research Center, cituar nga nga Wall Street Journal, themeloi fontin kryesor të financimit jashtë vendit për një disa kompani protagoniste të ashtuquajturës, Silivon Wadi, versioni izraeli i teknologjisë amerikane të përqëndruar midis Tel Avivit dhe qyteteve të Ra’anana, Petah Tikva, Herzliya, Netanya dhe Rehovot.
Deri tani Horizons ka investur në 28 start-up izraelite, midis të cilave edhe Corephotonics (objektiva për fotokamerat e smartfonëve) dhe Kaiima (bio-agriteknologji).
Shefi i Teknologjisë të Horizons ëshë Gilad Novik, një izraelit që i rekomandoi bosit të kompanisë të investojë në Izrael në fushën e teknologjisë së lartë.
Në vitin 2013, Li Ka-shing – që ka një pasuri të barabartë me 33 miliardë dollarë (vlerësim i Forbes) është njeriu më i pasur në Azi, vizitoi për herë të parë Izraelin dhe financoi Technion (institucionin kryesor teknologjik) me 130 milion dollarë me rastin e nënshkrimit të një marrëveshje midis universitetit të Haifës dhe atij kineze të Shantou (të themeluar nga Li në provincën jugore të Guandong) e që çoi në lindjen e Technion-Guangdong Institute of Technology (TGIT).