Festa e Flamurtit, ambasada aktivitet me komunitetin shqiptaro-hebre
Në datën 28 nëntor 2015, me rastin e Festës së Flamurit, Ambasada organizoi një aktivitet me komunitetin shqiptaro-hebre. Aktiviteti përmbante vizitë në qytetin e vjetër të Jafas, bashkëbisedim me komunitetin për përvjetorin e festës, shfaqjen e filmit dokumentar “Shqipëria turistike” dhe koktej.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 100 veta, të ardhur nga gjithë qytetet e Izraelit: Jerusalem, Haifa, Beer Sheva, Karmiel, Ashdod, Rishon Lezion. Ishte i pranishëm edhe konsulli i Nderit të Shqipërisë në Haifa, z. Avraham Rinot, i cili kontribuoi pjesërisht në organizimin e aktivitetit.
Në hapje të ceremonisë zyrtare foli Kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Israel, znj. Felicita Jakoel, pastaj përshëndeti Ambasadori Canaj.