Kobi Mizrahi, kuzhinier i famshëm i eventeve të ish-presidentit izraelit Shimon Peres

10 vjet kuzhinier i Shimon Peres, kur ai ishte President, tani punon për Qendrën e Paqes që e drejton Fondacioni Peres në Izrael



Festa e Hanukas për të provuar ushqimin izraelit solli në Shqipëri kuzhinierin e njohur Kobi Mizrahi. I ftuar në Tiranë nga Ambasada e Izraelit në vendin tonë, ushqimi i gatuar nga mjeshtri i kuzhinës izraelite u servir në një pritje që u bë në Presidencë. Nuk ishte hera e parë që izraeliti Kobi Mizrahi ndodhej në Tiranë, por këtë herë  e veçanta ishte festa e Hanukas. I gjithë ushqimi që u servir për të ftuarit, u përgatit dhe falë një bashkëpunimi me Xheko-Imperial. Në intervistën dhënë për gazetën, mjeshtri i kuzhinës izraelite flet për pasionin e tij ndaj kulinarisë, duke treguar se mes profesionit të pilotit dhe gatimit zgjodhi këtë të fundit. Për lexuesit Mizrahi flet dhe për traditën izraelite në ushqime, duke treguar se kuzhina izraelite është një nga më të ndërlikuarat në botë. Në aktivitetin e tij, mjeshtri i kuzhinës Kobi Mizrahi punon në organizatën e kuzhinierëve vullnetar për fëmijët dhe për njerëz në moshë ku gatuan për ta, ndërkaq që është dhe pjesë e Institutit Kulinar të Izraelit.

Jeni shumë i njohur për ushqimet që ju gatuani, tradita e izraelit, por si shkoi pritja me ushqimet izraelite që shtruat në Presidencë. Çfarë servirët për të ftuarit?
Eventi te Presidenti është zgjedhur për festën e Hanukas për të provuar ushqim izraelit. Përbërësit janë zgjedhur ato që hahen gjithmonë në Izrael- bashkim i kadaifit me pulë me silan, bashkimi i peshkut me gjethe jeshile, limon dhe erëza. Falafeli është shenja dalluese izraelite- humus me vaj ulliri- luleshtrydhe të freskëta- bukë me qepë- petulla me mjaltë- salmon i freskët i mbështjelle me tortilla me susam. Shumë karakteristika të përbërësve nga guzhina izraelite e përditshme.
 Nëse flasim për traditën izraelite, ku mendoni se qëndron e veçanta, për çfarë shquhen ushqimet tuaja?
Kuzhina izraelite është një nga kuzhinat më të ndërlikuara në botë. Lidhja mes kaq shumë kulturave të hebrenjve të ardhur në Izrael, e kanë kthyer kuzhinën izraelite në kuzhinë ndërkombëtare më të ndërlikuarën dhe më të zhvilluarën në botë. Një nga karakteristikat më kryesore të kuzhinës izraelite është përdorimi i rozmarinës, hisop, rigon, borzilok, chives, salvia, të gjitha këto rriten në Izrael. Erza gjethe si psh: trumze, majdanoz, koriander, seleni, qepë e njome, mangold, spinaq, etj. Të gjitha këto janë përbërësit kryesor të guzhinës izraelite. I përdorim në çdo gatim-gjellë në tavë ose ëmbëlsirë, si në shtëpi ose në restorant dhe hotele.
Në një drekë apo darkë, cilat janë ushqimet që ju i preferoni më tepër, çfarë seviret për të ftuarit në një familje?
Ushqimi në shtëpi është gjithmonë ndryshe për të ftuarit. Shtëpia izraelite është shtëpi që gatuan. Vaktet e drekës janë gjithmonë plot me aromë gatimesh- pasta dhe fileto pule. Darkat e preferuara të mijat janë tost dhe sallat perimesh të freskëta me limon dhe vaj ulliri, ose omletë nga të gjitha llojet. Ndonjëherë është thjesht disa lloj djathërash me bukë të ngrohtë.
30 vjet eksperiencë në gatim, çfarë e mban gjallë ende pasionin për kuzhinën?
 Wooooooow unë mendoj që kuzhina është një ekskursion i pa fund në botën e lëndëve të para, dëshira për të bashkuar nga e para përbërësit. Ti përshtatesh në salca dhe në veçanti te ata që e duan ushqimin. Mësimi i kimisë i lëndëve të para krijon ëndrra për gatime të reja- shije të reja. Ky është zjarri që i nevojitet çdo shefi. Njohuri të gjëra është baza për këtë pasion.
 Nuk jeni lodhur, janë shumë vite?
Jo nuk jam i lodhur, aspak nuk jam. Kam afër krevatit një dritë nate me një bllok dhe stilolaps. Shumë herë unë zgjohem në mes të natës me një ide të re. E vizatoj atë, shkruaj disa fjalë dhe në mëngjes zgjohem më fuqi të reja. Lodhja në këtë profesion mund të jetë fizike, por asnjëherë nuk lodhemi nga dëshira për t’u zhvilluar dhe për të ecur para. Ka shumë adrenalin në kuzhinën e ngrohtë.
 10 vjet kuzhinier i Shimon Perez (kur ishte President) tani punoni për Qendrën e Paqes që e drejton Perez në Izrael. Cila ka qenë menyja e tij në ushqim, çfarë bënit për të kënaqur?
 Fokusimi ka qenë gjithmonë te përbërësit që të zgjidheshin gjithmonë të freskëta. Ushqim i shëndetshëm. Unë kam qenë shef në evente formale të presidentit, pritje të ndërlikuara. Evente të ushqimit madhështor, dhe më e rëndësishmja për mendimin tim është përdorimi i produkteve vendas.
 Cili ishte ushqimi i preferuar i Perez?
Shimon Perez ha pak. Veçanërisht ushqim të shëndetshëm, të thjeshtë, jo të ndërlikuar, njeri modest.
Ju punoni në organizatën e kuzhinierëve vullnetarë për fëmijët dhe për njerëz në moshë dhe nevojë, ku gatuan për ta. Pra në aktivitetin tuaj, ju keni dhe vëmendje ndaj bamirësisë? Si vepron organizata juaj, ku shtrihet ajo?
Në shoqatë, shefat dhe vullnetarë nga i gjithë shteti vijnë në aktivitete shumë të ngarkuara. Shefat punojnë vullnetarisht për fëmijët. Para disa vitesh ngrita një shoqatë për fëmijët e sëmurë me kancer. Ne shkojmë në spital me produktet dhe pajisje për gatim. Si psh: një herë në javë stafi i vullnetarëve përgatisin disa pjata të thjeshta dhe të mira, që përshtaten për fëmijë. Ndonjëherë unë i them vullnetarëve që janë të rritur, të gatuajnë diçka në shtëpi dhe ta sjellin, takohemi të gjithë bashkë, bëjmë një lloj aktiviteti, ndonjëherë gatuajmë të gjithë së bashku me mundësitë tona sidomos nëpër festa. Para dy muajsh kemi bërë aktivitet me ushtarët që janë plagosur në luftën e fundit,  përafërsisht 600 ushtarë bashkë me familjet e tyre, arritëm të kishim 100 vullnetarë që sollën torta dhe ëmbëlsira. Vendosëm tavolina në ambient të hapur dhe gatuam disa pjata të mira para ushtarëve. Një nga aktivitetet e shpeshta që ne bëjmë është për shtëpinë e fëmijëve ose në institucione të mbyllura, që janë për fëmijët në rrezik. Atje ne shkojmë një herë në javë. Pajisjet e gatimit ja kemi dhuruar ne, dhe ato kanë ngelur aty.
 Pjesë e Institutit Kulinar të Izraelit që i japin mbështetje kompanive ku i mësoni mbi gatimin dhe mbi organizimin e pritjeve, etj. Si është interesi i kompanive ndaj punës që bën ky institut, bëhet fjalë vetëm për kompani nga Izraeli apo dhe të huaja?
Të gjitha shkollat e gatimit në Izrael bëhen në gjuhën hebraishte. Fatkeqësisht nuk ka akoma institucione formale ose private në gjuhë të huaj. Kjo e vështirëson jashtëmase vizitorëve ose nxënësve që vijnë për të mësuar këtu. Bashkë me Institutin Izraelit të Kulinarisë, që unë qëndroj në krye presim delegacione nga jashtë vendit dhe i jap në mënyrë vullnetare seminare për gatim izraelit në nivel të lartë në vende të ndryshme në Izrael.
 Ju keni qenë pilot, pse e braktisët këtë profesion dhe filluat të merreshit me kulinarinë, gatimin?
Unë akoma fluturoj për qejfin tim ndonjëherë thjesht për të ruajtur aftësitë e mia në pilotim. Qielli është vërtetë shumë i veçantë, por ndryshe, dhe në fund të ditës përvoja e pilotimit është një përvojë personale kurse gatimi është një përvojë e përbashkët.
 Keni provuar ushqimet shqiptare. Sa ju shijuan ato?
Gatimi shqiptar është shumë naiv, nuk ka zhvillim nga perëndimi. Ruan kulturën e dikurshme, ndërsa restorantet mundohen të imitojnë kulturën perëndimore. Unë mendoj që akoma nuk i kanë mësuar këto kuzhina dhe prandaj është ndjesia që dhe atje ka shumë naivitet para dëshirës së madhe për tu rinovuar.
 Një krahasim mes kuzhinës izraelite dhe asaj shqiptare?
Po patjetër, ka shumë të përbashkëta mes kulturës së bujqësisë të Shqipërisë dhe Izraelit. Perime të freskëta dhe produkte shumë të mira. Gatimi shqiptar nuk ka shumë erëza, kurse kuzhina izraelite ka shumë erëza, bashkimi i të dyjave krijon një balancë të shkëlqyeshme të shijes dhe të aromës cilësore.
Me 30 vite eksperiencë në kulinari, cilat janë këshillat tuaja për tu ushqyer shëndetshëm?
Të ushqehesh shëndetshëm është baza për të ruajtur sasi të saktë të ushqimit. Mos të ekzagjerohet, të hash pak nga çdo gjë, është mirë të hash fasule, thjerrëza, qiqra, pak mish të kuq, pak mish pule dhe shumë peshk. Është mirë mos të hash gjëra të skuqura, hamburger, pica, nëse i ha të gjitha këto nuk duhet të hash më shumë se njëherë në javë vetëm pak. Nuk duhet të shmangni sheqerin, bukën e bardhë dhe sidomos të shmangni karbohidratet. Duhet ngrënë në mënyrë të balancuar perime dhe fruta- veçanërisht agrume. Perime si domatja, patëllxhani është   shumë i shëndetshëm se është shumë antioksidant, rrisin mundësinë e trupit kundër sëmundjeve infektive.
 Intervistoi: Julia Vrapi/ Gazeta “Sot”

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit