Hebrenjtë e Kosovës kërkojnë sinagogë në Prishtinë
Më nuk duan që për ditën e “Shabatit” të shkojnë nëpër vendet e rajonit
Ndonëse të pakët në numër në Kosovë, pjesëtarët e komuniteti Hebrenj duan që të kenë një Sinagogë të veten, dhe atë në qendër të Prishtinës.
Madje, ata i kanë bërë edhe një propozim pushtetit lokal se ku mund të ndërtohet ky objekt fetar.
Ruzhdi Shkodra, hebre kosovar, thotë se dekada më parë, kryeqyteti ka pasur tri Sinagoga, prandaj është e nevojshme që edhe Prishtina si kryeqendrat e tjera të rajonit ta ketë këtë objekt. E rëndësia e saj, nuk është vetëm fetare.
Kërkesë për ndërtimin e një objekti fetar në komunën e Prishtinës ka bërë edhe komuniteti i protestantëve.
Veçse ata nuk kërkojnë qe kisha qendrore e tyre domosdo te ndërtohet ne qendër të qytetit. Për protestantët janë me rëndësi disa tipare të tjera.
Për këto dy kërkesa vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditë më parë i njoftoi edhe përfaqësuesit e feve të tjera.
Edhe zyrtarja për medie, Miranda Mullafazliu pohoi se ende nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj çështjeje, pasi propozimet janë në fazën e bisedimeve mes komuniteteve fetare dhe drejtorisë së urbanizmit për vendosjen e lokacioneve